Do ta "vulosë" apo jo arsimin e
lartë? Nishani dëgjon akademikët

Do ta lartë? Nishani dëgjon akademikët">
TIRANË - Ndërsa mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj ligjin e shumëdebatuar të arsimit të lartë, presidenti Bujar Nishani ka dashur që para se ta dekretojë ose jo ligjin, të mbajë një takim me akademikë e profesorë për tu njohur me rezervat e tyre për këtë ligj.

Ajo që pritet me interes është qëndrimi që do të mbajë kreu i shtetit pas këtij takimi, nëse do të miratojë ligjin e votuar nga parlamenti apo nëse do ta rikthejë për shqyrtim fillestar në Kuvend.
 
Kreu i shtetit Bujar Nishani tha se vendimi i tij do të jetë kushtetues dhe jashtë çdo debati politik.

"Përpara se të shprehem përmes dekretit dhe duke qëndruar tërësisht jashtë debatit politik, si president i republikës duke marrë së pari përgjegjësit institucionale. Presidenti është interpretuesi i parë i kushtetutës është në detyrën dhe tagrin kushtetues të kreut të shtetit për të garantuar tek qytetarët shqiptarë liritë dhe të drejtat bazë, ku e drejta për arsim përbën një nga elementët më të rëndësishëm social-kulturor do të dëshiroja që në këtë frymë të merrja mendimin dhe gjykimin tuaj dhe arsyeja e ftesës ka qenë e drejta kushtetuese e presidentit i cili e ka përgjegjësi që për çështje të rëndësishme të interesit të qytetarëve shqiptarë të kërkojë dhe të marrë mendime.​Së pari, garantimin e të drejtave të kushtetutës, të drejtën e arsimit, së dyti autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Jam i nderuar të kem një audiencë profesorësh dhe akademikësh. Vlerësimin e kam shumë të sinqertë për të gjithë stafet akademike, dhe duke i drejtuar si kreu i shtetit një mesazh inkurajues edhe studentëve", tha Nishani.
 
Presidenti i Republikës ka një përgjigje edhe për shqetësimin e kryeministrit për pedagogët që vrapojnë pas pagave duke u punësuar në disa universitete.
 
“Kanë qenë gjithmonë kontributor dhe vazhdojnë të mbeten kontributor më të mëdhenj sesa përfitues nga ana e shoqërisë dhe kjo është një e vërtetë e madhe dhe nuk kemi pse as të ndruhemi as për oportunizëm të mos e themi dhe të mos e nënvizojmë”, tha Nishani.

Por pedagogët e pranishëm në këtë tryezë i bënë një apel kreut të shtetit që të mos dekretojë një ligj, përmes të cilët sipas tyre ligjërohet katrahura që i është bërë sistemit arsimor në 25 vjet.

“Ne dhe këtu një pjesa jonë që nga ‘90 jemi angazhuar për ta transformuar arsimin tonë publik në Shqipëri, nuk mund ta pranojmë”, u shpreh shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit Artan Fuga.

“Qeveria na ka ofruar një ligj që në themel në mënyrë strukturore e shkatërron sistemin publik të arsimit të lartë në Shqipëri”, u shpreh pedagogu Mark Marku.

Të pranishëm në tryezën e Presidentit pati edhe nga ata pedagoge të cilët mbështesin plotësisht ligjin e ri të arsimit të lartë. 

“Ligji mbështet financiarisht, kë mbështet ?Mbështet të ekselencës po si mos të mbështesi të ekselencës? Kushtetuta ta jep po je i paaftë, ore të vesh në universitet kaq e ke kapacitetin kaq e ke intelektin 

“E bën të mundur përmirësimin e cilësisë, por mos harrojmë arsimi i lartë nuk është një mall çfarëdo. Është një e mirë publike dhe ligji këtë tenton të bëjë janë katër agjenci të cilat pretendojnë që të rregullojnë midis thonjëzash këtë konkurrencë të kësaj të mire publike që ne po i themi arsimi i lartë”

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës