Do takohej me Merkel për çështjen Kosovë-Serbi, Pompeo anulon papritur vizitën në Berlin

Do takohej me Merkel për çështjen Kosovë-Serbi, Pompeo anulon papritur vizitën në Berlin

Mike Pompeo dhe Angela Merkel

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka anuluar papritur vizitën e tij në Gjermani, vetëm pak orë para se ai të mbërrinte në Berlin, për shkak të disa problemeve të rëndësishme.

“Fatkeqësisht, ne duhet të riplanifikojmë axhendën e Berlinit, për shkak të problemeve të rëndësishme”, tha zëdhënësja e departamentit të shtetit, Morgan Ortagus.

Ajo shtoi se takimet e planifikuara me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e jashtëm Heiko Maas, do të caktohen në një datë tjetër.

Në Gjermani, ndërkohë, Pompeo do diskutonte me kancelaren Merkel për çështje të interesit të përbashkët, si Ukraina, Rusia, Kina e Siria, e por për disa çështje në Ballkanin Perëndimor, ku çështje qendrore tashmë janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen