Do të arrini që të rigjeni ekuilibrin në dashuri...horoskopi për ditën e sotme

Do të arrini që të rigjeni ekuilibrin në dashuri...horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Gjatë kësaj ditë do të ketë rikuperim të ndjeshëm dhe një horoskop shumë më i përmirësuar në raport me ditët e fundit të cilat kanë qenë tejet të rënda.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Do të jetë një ditë gjatë së cilës mund të ketë rënie fizike dhe tensione të shumta. Këshillohet që të jeni më pak konfliktualë dhe të shmangni përplasjet. Përmirësimi do të vijë vetëm në fundjavë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Kjo e premte do të jetë tejet e komplikuar dhe e mbushur me dyshime. Duhet të mundoheni që të largoheni nga çdo gjë që ju shqetëson, pasi keni nevojë për qetësi dhe për tu rikarikuar.


Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Kjo është dita gjatë së cilës edhe pse mund të ketë probleme në punë, nuk duhet të dekurajoheni por të rezistoni. Kjo pasi shumë shpejtë Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, duke stimuluar emocione të bukura në dashuri.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Ju pret një ditë pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në dashuri do të ketë tensione të shumta, por pavarësisht kësaj mund ta keni më të lehtë që të gjeni zgjidhje ndaj problemeve me të cilat jeni përballur. Ju pret një dite e bukur.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Do të ndiheni shumë të lidhur pas problemeve të së kaluarës, ndaj duhet të liroheni prej tyre në mënyrë që të jetoni më të qetë të tashmen. Mundohuni që të jeni më optimist pasi historitë që po jetoni do të kenë një perspektivë shumë të mirë për të ardhmen.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Kjo është një periudhë gjatë së cilës lodhja dhe stresi do të dominojnë edhe në jetën private, duke u shoqëruar me momente pavendosmërie por edhe xhelozi.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Ju pret një ditë e ngarkuar pa masë me stres. Këshillohet që të tregoheni të durueshëm, pasi në ditët në vijim situata do të jetë më e mirë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Kjo është dita e duhur për të folur qartë dhe të mos i shtyni sqarimet për në vijim. Me gjasë do të ndiheni të ngarkuar me tensione edhe në sferën sentimentale, për shkak të lodhjes tuaj fizike dhe mendore.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Do të jetë një ditë gjatë së cilës ndjenjat do të jenë nën ritmin e duhur. Duhet të gjeni kurajon për tu shkëputur nga e kaluara dhe të ndryshoni faqe, sidomos nëse ka një histori të mbushur me emocione negative.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Gjatë kësaj dite duhet të bëni kujdes, veçanërisht sa i takon çështjeve ekonomike. Këshillohet që të shmangni shpenzimet e tepërta, pasi mund të hasni në vështirësi. Keni nevojë për të rregulluar gjërat në jetën tuaj.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, pasi do të arrini që të rigjeni ekuilibrin në dashuri. Është e rëndësishme që të bëni projekte profesionale për të ardhmen. Mundohuni që të jeni sa më optimist.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)