Do të bekoheni nga yjet gjatë kësaj dite, horoskopi për sot

Do të bekoheni nga yjet gjatë kësaj dite, horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Do e kuptoni më mirë gjatë kësaj dite se marrëdhënia në çift nuk i përmbush të gjitha objektivat e duhura, prandaj mund të merren vendime me rëndësi.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Ditë e veçantë kjo e premte për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të merreni vesh për mrekulli me parterin tuaj dhe do të argëtoheni pa fund së bashku.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Do t’i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj në çift dhë gjithçka do të shkojë ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk pritet të ndodhë asgjë e keqe. Por me financat duhet të bëni kujdes maksimal.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Ditë goxha e tensionuar pritet të jetë kjo e premte për ata që janë në një lidhje. Gjithsecili do të kërkojë t’i dalë e tija dhe askush nuk do të hapë rrugë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Dita e premte do të jetë më e qetë për ata që janë në një lidhje. Më në fund do t’i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur dhe do të jeni më të qetë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Pesimizmi juaj këtë ditë të fundit në prag fundjave, në jetën sentimentale do të jetë tërësisht i pajustifikuar. Nëse mbylleni në vetvete keni për ta humbur njëherë e përgjithmonë partnerin.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Do të keni të njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj dhe do të bashkëpunoni për gjithçka me të. Dita do të jetë plot diell dhe e mbushur me emocione.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Do të keni probleme goxha të mëdha gjatë kësaj ditë në jetën tuaj në çift dhe do të ndiheni shpeshherë keq. E mira do të jetë që të gjeni mënyrën për të folur me partnerin, jo të kërkoni ngushëllim në krahët e dikujt tjetër.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Do të përballeni me shumë zhgënjime këtë të premte juve që jeni në një lidhje dhe do të vuani tej mase. Sikur të kishit bërë kujdes më parë nuk do të përballeshit kurrsesi me një situatë të tillë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Do të bekoheni nga yjet gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do ecë më së miri. Si ju ashtu edhe partneri do të jeni të gatshëm ta dëgjoni tjetrin dhe të shkëmbeni mendime për çdo gjë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Do të tregoheni shumë të hapur dhe të disponueshëm ndaj partnerit gjatë kësaj dite. Marrëdhënia në çift nuk do të ketë asgjë për çfarë të shqetësoheni

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Do t’i shtoni dozat e intimitetit në çift gjatë kësaj dite dhe do të kaloni çaste të lumtura në krahët e partnerit. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe për ju.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova