Do të bënin çdo gjë për pak ‘famë’, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që ‘vdesin’ për vëmendje

Do të bënin çdo gjë për pak ‘famë’, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që ‘vdesin’ për vëmendje

Luani është një shenjë që shijon vëmendjen, publicitetin, pasurinë, jetën e mirë dhe luksin. Pra, do të vendoste lehtësisht të bënte një lidhje me një person, vetëm nëse do t’i përkiste një profesioni që do të kishte të bënte me promovimin e tij personal, për shembull showbiz-in apo diçka artistike gjithsesi. Ai do të përpiqej të çonte më tej karrierën e tij duke pasur një marrëdhënie me një regjisor, producent, kanalist, aktor, këngëtar, skenarist, tekstshkrues etj. Do të bënte gjithçka që do ta ndihmonte të fitonte famë, lavdi dhe pasuri.

Për Akrepin gjërat janë ndryshe. Po, është një shenjë që “do të shkelte mbi kufoma” për të marrë atë që do. Dhe çfarë dëshiron ai? Fuqia dhe paratë. Dhe ai do të ishte i gatshëm të kishte një aferë vetëm për t’u ngjitur në hierarki, për të pasur një pozicion pushteti në punën e tij dhe sigurisht një rrogë sa më të madhe. Pasi t’i kishte të gjitha këto, nuk do të ngurronte t’i hidhte tjetrin poshtë.

Të gjithë e dimë se sa ambicioz dhe punëtor është Bricjapi. Po, ai do të bënte gjithçka për karrierën e tij. Edhe një marrëdhënie brenda vendit të tij të punës ose e lidhur me punën e tij. Nuk do ta bënte kurrë me një person poshtë tij, por vetëm me një epror, si shef, menaxher, CEO, etj. Sigurisht, kjo nuk do të thoshte se ai vetë do të pushonte së punuari apo përpjekjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai