Do të duket si ish-e dashura e Kristit? Keisi Medini habit me veprimin e fundit
Zaza,Krist Aliaj dhe Keisi Medini
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Keisi Medini është komentuar vazhdimisht në lidhje me romancën që ajo dhe Kristi nisën brenda shtëpisë dhe që papritur vendosi ta mbyllte po aty.
Keisi Medini dhe Krist Aliaj për një periudhë të shkurtër kohe në Big Brother nisën një romancë, e cila përfundoi shumë shpejt.
Mirëpo ditën e sotme ajo ka surprizuar ndjekësit, pasi ka bërë një ndryshim të papritur në ‘look-un’ e saj dhe të gjithë mendojnë se ish-banorja këtë e ka bërë duke u inspiruar nga ish e dashura e Kristit.
Kjo për shkak se një gjë e tillë është përmendur edhe nga vetë Keisi së fundmi, ku pas daljes nga shtëpia është shprehur se Kristi i kishte kërkuar që t’i priste flokët në një model të shkurtër.Me daljen e saj ajo kuptoi se këtë model flokësh kishte edhe ish- e dashura e tij, Zaza, e cila edhe është përmendur shumë gjatë kësaj historie.
Ndjekësit kanë komentuar në rrjet se më këtë veprim ajo jo vetëm ka treguar se po bën diçka që Kristi i ka kërkuar, por po mundohet të duket si ish-e dashura e Kristit.
Keisi gjithashtu ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”, për të cilën të shumta kanë qenë aludimet se mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”.
1/2
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.5%
-
Kurti
37.1%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 1622
Lajme të tjera
-
Keisi Medini bëhet nostalgjike: E vogla e babit gjithmonë
5 Shtator, 08:05
-
‘Për mua ka mbaruar’, Arbana Osmani jep përgjigjen e papritur për 'Big Brother VIP'
31 Gusht, 10:25
-
Sabiani arrestohet në Itali për kokainë? Keisi shpërthen në lot
14 Gusht, 07:59
-
Zbulohen emrat e parë që do futen konkurrentë në Big Brother VIP 3
13 Gusht, 17:41
-
Fitime të fryra? Bledi Mane zbuloi shumat marramendëse që marrin ish-banorët e BBV, Valbona Mema komenton shifrat
8 Gusht, 11:18
-
Luiz Ejlli bie nga ‘froni’ i më të preferuarit! Ja kë mbështesin më së shumti fansat në rrjetet sociale
15 Korrik, 11:25
-
FOTOT/Janë bashkë? Keisi Meidini dhe Dj Geek kapen sërish ‘mat’
12 Korrik, 08:59
-
Kush ia zbehu famën Luiz Ejllit? Përmbysen rënditjet në Instagram, ja kush ka shtuar më shumë ndjekës këtë javë
8 Korrik, 11:08
-
Shqiptarët e Londrës surprizojnë Luiz Ejllin, këngëtari merr dhuratën speciale: U magjepsa, shumë e bukur
7 Korrik, 08:50
-
Luiz Ejlli vendos fotografi me rregulla në Instagram: Ndalohen komentet! Kiara guxon të ndërhyjë: Çfarë dënimi marr?
2 Korrik, 14:52
-
Kiara prezanton linjën e saj të rrobave të banjos, Zhaklin Lekatari e ironizon: Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në tregun shqiptar
2 Korrik, 11:45
-
Deklarata e Valerit: Luiz Ejlli nuk është nga Shkodra, e thotë për t'u dukur interesant! E ka kompleks por është nga Dukagjini
1 Korrik, 21:38