Projekti për të vendosur një tra në Parkun e Divjakës që do të lejojë vetëm kalimin me pagesë për në brendësi të parkut ka shkaktuar një debat shumë të madh.
Deputeti Socialist Erion Braçe tha se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtim.
“Ka një kakofoni që bëhet për interesa politike. Banorët e bashkisë së Divjakës përjashtojnë nga pagesa e këtij detyrimi por kjo nuk ka rëndësi përderisa të tjerët ndalojnë të kalojnë lirshëm. Për më të tepër që po vendose në një vend që nuk garanton sigurinë rrugore. Kjo është e paligjshme. Unë do të ndërmarr çfarëdolloj nisme që ta rrëzoj këtë projekt. Zyrtarët e bashkisë së Divjakës janë telefonuar dhe kërcënuar se fluturojnë nëse e ndalon atë traun. Ata e kanë pezulluar përmes një vendimi atë kabinë atje, që është një kioskë. Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtimi. Zyrtarët kanë shkuar pranë vendit ku po bëhej ky ndërtim pa leje. Janë telefonuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe janë kërcënuar”, tha ai.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Aksident me dy të lënduar në Bocovë, motori përplas këmbësorin (EMRAT)
26 Janar, 19:02
-
I shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas dhe avokatit, arrestohet 35 vjeçari në Fier
26 Janar, 15:11
-
E rëndë në Lushnje/ Humb jetën fëmija 6-vjeç, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ambulancë të transportohej për në Tiranë
26 Janar, 11:57
-
Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, 2 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia
26 Janar, 11:27
-
Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari
25 Janar, 14:23
-
Fier/ Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen kreu i IMT dhe inspektori në Bashkinë Roskovec, u caktohet masa detyrim paraqitje
25 Janar, 10:52
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38