“Do të jem gjithmonë evropian”, babai i Boris Johnson deklaron sërish se do të aplikojë për pasaportë franceze

“Do të jem gjithmonë evropian”, babai i Boris Johnson deklaron sërish se do të aplikojë për pasaportë franceze

Stanley Johnson

Në një kohë kur kryeministri britanik Boris Johnson po feston ”triumfin” e tij pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, babai i kryeministrit tha se ishte në procesin e aplikimit për një pasaportë franceze për të mbajtur lidhjet e tij me Bashkimin Evropian.

Stanley Johnson, një ish anëtar i Parlamentit Evropian i cili votoi që vendi të mos largohej nga BE në referendumin e 2016, i tha radios RTL se ai donte të bëhej një shtetas francez për shkak të lidhjeve të forta familjare me Francën.

“Nëse e shikoni biografinë time, unë jam francez. Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte franceze ashtu edhe gjyshi i saj. Për mua kjo ka të bëjë me rikuperimin e asaj që kam tashmë. Dhe  më bën shumë të lumtur, ”tha 80-vjeçari Johnson, i cili po fliste në frëngjisht.

"Unë gjithmonë do të jem një evropian, kjo është e sigurt. Askush nuk mund t’u thotë britanikëve: ju nuk jeni evropianë. Të kesh lidhje me Bashkimin Evropian është e rëndësishme, ”shtoi ai.

Djali i tij , Boris Johnson ishte fytyra publike e fushatës Leave në referendumin 2016 dhe thotë se Britania mund të "përparojë fuqishëm" si një komb plotësisht sovran jashtë asaj që ai e sheh si një BE tepër burokratike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë