Do të keni një takim të veçantë, çfarë thonë yjet për ju sot

Do të keni një takim të veçantë, çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Hëna është e kundërt, ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët. Mund të ketë grindje dhe debate me ata që ju rrethojnë. Zemërohu nëse është e nevojshme, por mundohu sa më shpejt të pajtohesh. Në punë ndiheni të lodhur ndaj më mirë mos e teproni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Jeni duke u përballur me disa probleme shëndetësore të cilat po ndikojnë në punën tuaj. Pavarësisht mungesës së energjisë, keni shumë projekte emocionuese në punë. Mos harroni të qëndroni të qetë dhe të vazhdoni të jeni personi i sinqertë që keni qenë gjithmonë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Komunikimi në marrëdhëniet tuaja romantike po përmirësohet në mënyrë dramatike. Kujdes me shpenzimet tuaja dhe mos u fiksoni pas detajeve. Përqendrohuni në udhëzimet kryesore dhe shikoni për gjëra të reja.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Është koha për të shijuar çdo moment të jetës tuaj. Kënaqësitë e vogla mund t'ju ndihmojnë të kapërceni depresionin. Është koha të bëni ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj dhe të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve tuaja personale.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Kjo nuk është koha ideale për dashuri, por do të përmirësohet. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me kolegët. Duhet bërë më shumë punë ekipore.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të bërë diçka të bukur me të dashurin/en tuaj. Ka shumë për të bërë në punë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni fort. Vera është afër, por ju duhet të vazhdoni të goditni ndërsa hekuri është i nxehtë nëse doni të kaloni konkurrencën.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Hëna është në shenjën tuaj, kështu që periudha është e shkëlqyer për ndjenjat. Në nivelin e punës ka ende disa hezitime dhe duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Prisni të keni një takim të veçantë sot ose në çdo rast brenda fundjavës. Në punë ka shumë lodhje ndaj merrni disa ditë pushim.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Nëse zemra juaj është e ndarë mes dy personave, do të ishte mirë të bënit një zgjedhje menjëherë. Në punë ka pak stres dhe lodhje por kjo e enjte do jetë më mirë. Kini durim dhe së shpejti gjithçka do të rregullohet. Ju nuk duhet të jeni me nxitim.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Ka një stres emocional, por së shpejti do të përmirësohet. Në punë ka shumë përgjegjësi dhe filloni të ndiheni pak nën presion. Ndoshta jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe dëshironi të shkëputeni për pak. Bëni durim, pushimet verore po afrojnë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Diskutimet janë afër, ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me partnerin. Në punë dëshironi të ndryshoni por tani për tani ju duhet ende pak durim.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Prisni emocione të mira këtë të entje. Megjithatë, duhet të bëni edhe pak durim. Në punë bëhuni gati sepse do të vijnë lajme të mëdha dhe do të ketë një mënyrë për të bërë një përparim të mirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,