Sidorel Moriseni, Alfred Kaja
Këta janë dy prej autorëve të atentatit të parandaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës. Report Tv ka siguruar fotot e Sidorel Morisenit, 32 vjeç dhe Alfred Kajës, 26 vjeç, dyshohet se do të ekzekutonin një person në këtë fshat.
Sipas burimeve ata ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t'i arrestuar. Sipas burimeve, të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.
Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo, pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime.
Lajmi kryesor:
Parandalohet atentati, 5 të arrestuar në Sarandë! Qitësit me pistoleta u kapën pranë shtëpisë së Rexhep Ismailit, 'kyçin' gojën në hetuesi (EMRAT + VIDEO)







