Do të largohet përgjithmonë nga ekranet shqiptare? Kejvina Kthella zbulon vendimin drastik

Do të largohet përgjithmonë nga ekranet shqiptare? Kejvina Kthella zbulon vendimin drastik

Kejvina Kthella

Modelja Kejvina Kthella u bë e njohur për publikun shqiptar pas daljeve të shumta dhe të njëpasnjëshme në emisione të ndryshme televizive, duke u bërë kështu pjesë e botës së ekranit dhe showbizit shqiptar.

Së fundmi ajo ka marrë pjesë në edicionin e dytë te “Big Brother Vip”, nga ku mori një vëmendje të madhe që me hyrjen e saj e deri pas eliminimit nga formati, që erdhi si pasojë e shpullës së famshme të saj ndaj Luiz Ejlit.

Që atëherë modelja nuk është shfaqur në dalje televizive, duke u shkëputur kështu nga bota e televizionit dhe ekranit.

Madje menjëherë pas eliminimit ajo u zhduk edhe nga rrjetet sociale, për tu rikthyer përsëri me një paqe virtuale me Luizin.

E pas kësaj eksperience aspak të lehtë që modelja kaloi, ajo ka njoftuar vendimin e papritur.

Në një njoftim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat.

Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku. Duket se këtë informacion do ta mësojmë në vazhdim.

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR QAMUSH REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/07/2024 15:58

    Po kujt i plasi rrota o Kejvina Kthella se ike ti nga erkrankt. Se po siehe ti nē ekrane mbyllen televizorēt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!