‘Duan të luftojmë komunizmin këtu në Kamëz’ Rama në shtëpitë e rindërtuara: Do vazhdojmë punën, pavarësisht si votojnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar dy familje në Kamëz, të cilëve iu janë rindërtuar banesat pas shembjes nga tërmeti.

Kreu i qeverisë tha se shtëpiat janë ndërtuar në kohë rekord dhe se do të vijojë procesi për rindërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara, duke nënvizuar se nuk do ketë dallime për kë kanë votuar.

Rama: U kry dhe shtëpia. Erdha se nuk e besonte se do të ndërtohej. Gratë më besojnë, burrat nuk më besojnë. Burrat i dinë kollaj gjërat. Ne kemi bërë detyrën dhe do ta bëjmë deri në fund.

Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.

Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?

Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.

Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD