VIDEO/ 'Do të masakroj, boll, dorëzohu! Këlysh k**ve', AMP nis hetimin ndaj policëve që dhunuan të riun në rrugë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimin për 2 punonjës policie të cilët iu drejtuan një të riu me fjalor jo etik dhe e dhunuan.  

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e Durrësit sqarojnë se më datën 26 qershor janë arrestuar shtetasit E.D., 27 vjeç dhe  G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës, ndërsa shtetasit 26-vjeçarit i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Sipas njoftimit të policisë, të dy këta shtetas kanë përdorur forcën kundër punonjësve të Policisë, për t’i ndaluar të kryejnë veprimet procedurale për rastin.

Ndërkohë ka nisur hetimi për veprimet e policëve si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale. "'Do të masakroj, boll, dorëzohu! Këlysh k**ve", i thotë një prej policëve ndërsa tjetri e qëllon me shuplakë.

I riu i shtrirë në tokë thjesht thotë: "Po na terrorizoni o çuna".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 30/06/2023 11:50

    PO CA KA KTU PER TU HABITIR. POLITIKANET SHAHEN E OFENDOHEN PER DITE ME NJERI TJETRIN DHE ME RENDE, NGA GRUAJA , NGA FAMILJA , NGA MOTRA..... DHE JANE AJKA E KOMBIT.... POLICI CA KA PA NTETRIN PARLAMENTAR E KA KOMENTUAR. PASTAJ NA MYTI ASHASHI PARA PALLATEVE E ADOLESHENTA ME THIKA NEPER XHEPA QE BOJN SI TFORT... KU ME I GJET KTA DY POLIC SE KA TJER QE SREAGOJN FARE E KUR I THRET PER NDIME...

    Përgjigju
  • Laurenti: 30/06/2023 09:00

    Ore e kuptoni stresin qe ka poloci ne ato momente apo flisni bazuar nga nje sekuence dhe nxirrni konkluzione. E dini ju se cfare mund te kete ndodhur pak me pare pershembull? Futini nei përshesh para se te flisni ju qe komentoni kundra policit. Ata rrezikojnë jetën ne cdo moment ne krye te detyres me lloj lloj palacoje. Maksimumi nje vërejtje me goje dhe shume eshte

    Përgjigju
  • Klodi: 30/06/2023 08:09

    Per te arrestuar plerat polici duhet ti lutet qento vej prangat.Dhe ne fund ti japi nje te puthur si shperblim.Hajde shtet leshi hajde,pezullon policin se perdori fjalor fyes ndaj plerave.

    Përgjigju
    • ermal: 30/06/2023 08:46

      Sigurisht qe po. per koecidence jo me larg se sot po digjet Parisi vetem se nje polic pallosh qe qelloi mbi nje 17 vjecar.

  • DURRI: 30/06/2023 08:03

    SHUME MIRE JA KANE BERE I LUMTE...EDHE AKOMA ME SHUME PALE SE KAQ SE E MERITOJNE.TU NEJT ME BICAK HAJDUTAT

    Përgjigju
  • Shtet: 30/06/2023 07:24

    Sh mire ia kane bere ca i bene..vetem e neutralizuan dhe kaq...ca duhet ti thone na fal po duhet te prek pak me dore...ik na cate trapin dhe ju qe skeni ca beni e filmoni mbrapa pemeve

    Përgjigju
  • Dori: 29/06/2023 23:06

    Provo te kundershtosh policin ne Amerike dhe shiko si perfundon.Ktu te keputin krahet edhe nese nje polic kerkon te bej dicka.Shteti te heq nga puna po preke kriminelet.Shtet qe meret me fjalorin e policit se nje kriminel nuk dorzohet,vetem ky yni esht

    Përgjigju
  • Lala: 29/06/2023 22:18

    Police...o police .tr esht bonsi londra.pervec se ka kamera CDO biznes ka edge shqiptar me cel QE ju filmojn.ta gezoni pezullimin oooo budallenj

    Përgjigju
  • Keno: 29/06/2023 22:00

    Pse ca duhet tu benin? Ti ledhatonin e ti puthnin ne balle? Dhe ca police qe tregohen te guximshem duan ti pezullojne.

    Përgjigju
    • smi ttrop: 30/06/2023 10:26

      hajde shtet hajde

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025