Qendrat më të mëdha kërkimore teknologjike në Evropë, Amerikë dhe Kinë janë në garë se kush do të sjellë i pari në jetë kompjuterin kuantik. Shkencëtarët evropianë thonë se janë përpara kolegëve të tyre në Amerikë apo Kinë për këtë pajisje të re tekonologjike që pritet të sjellë epokë tjetër për njerëzimin.
Shpejtësia me të cilën përpunon të dhënat ky kompjuter është e atillë si të imagjinosh një lojë futbolli me 1 milion topa njëkohësisht, jo me një si tani, thotë njëri prej shkencëtarëve.
Prodhimi i këtij kompjuteri është tema qendrore e shkencëtarëve dhe qeverive anekënd botës. Duke tentuar të riprodhojnë trurin e njeriut, me gjithë kompleksitetin e vet, shkencëtarët ngjan se kanë hyrë në garë me Krijuesin.
Për evropianët kjo nuk është fantashkencë, pasi janë ambiciozë dhe kërkojnë që në vitin 2026 të kenë prototipin e parë për ta përdorur në industri. Italianët kanë mobilizuar gjashtë qendra kërkimore për këtë makineri të re të së ardhmes, ndërsa fondet qeveritare janë të shumta.
Shpejtësia e përpunimit të të dhënave që mund të bëjë ky kompjuter mund të ndikojë në kurimin e shumë sëmundjeve, sikundër edhe në ndërtimin e pajisjeve të tjera elektronike.
Me kompjuterët e sotëm kemi arritur të prodhojmë këto telefona që kemi në dorë dhe të flasim në sekondë me njëri – tjetrin nga një cep i botës në një tjetër, imagjino se çfarë mund të bëjmë me gjeneratën e re të kompjuterëve kuantikë, thotë një nga shkencëtarët italianë./ Përgatiti Sebastian Zonja
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Trump zbulon telefonatën me Xi Jingping para inaugurimit: Folëm për tregtinë, fentanilin dhe TikTok! Do bëjmë gjithçka të mundur për një botë paqësore
17 Janar, 16:05
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
Do jete me i pakontrollueshem nga njeriu dhe jane hapat drejt fundit te botes do ngelen vetem robotet nje dite
Përgjigju