Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me studentë të degëve të ndryshme, të cilët duan ndryshimin e qeverisjes së vendit dhe përfaqësimin nga një qeveri e përgjegjshme, që u siguronte të ardhmen në vend.
Gazment Bardhi tha se PD ka bërë plan konkret për uljen e tarifave, mbulimin e shpenzimeve me bursa për ata studentë që vijnë nga familje në nevojë.
'Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurtë drejt punësimit. Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të nesërme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën. Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qendrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 24 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin.'- tha Gazment Bardhi.
...he moj Gazmente, s'kishe noi ide origjinale qe te duhet te kopjosh Lali Erin??? Apo e ke fjalen trajnime per video Babale??? hahahahahahahahahahahahahahah ik pashzotine e gjej ndonje dashnor te shpetoi dhe PDja nga ty....
Përgjigju