Një video e publikuar nga “Diet Geezer” në facebook është bërë virale orët e fundit. Aty shhet një shqiptar i cili përfshihet në një sherr me dy londinezë. Ky konflikt ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës dhe dikush prej tyre e ka filmuar dhe ka bërë që videoja të përfundojë në rrjet. Videoja nis në momentin që shqiptari shihet teksa kërkon t’i gjuajë një anglezi.

Por gjithsesi nuk kuptohet arsyeja e këtij sherri, pasi filmimi mesa duket ka nisur pak me vonesë. I shoqëruar nga e bija, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dëgjohet teksa e shan në shqip dhe në anglisht. “Hajde këtu. Do të q* ropt. Motherfu*ker,”- dëgjohet teksa e therret anglezin, e ndërsa ky i fundit largohet me vrap dhe i vjen rrotull një furgoni.

Shqiptari nën lutjet e të bijës, rikthehet në furgonin e tij, por merr nje hekur dhe del sërish të gjuajë londinezin por fatmirësisht nuk arrin ta zërë. Në tentativë për t’i gjuajtur me ç’kishte në dorë shqiptari, prek makinën e një tjetër personi, i cili irritohet dhe përfshihet në sherr gjithashtu. Dy shtetasit e huaj fillojnë të bërtasin të acaruar dhe të ofendojnë shqiptarin, i cili del sërish nga makina për tu përballur me ta, por anglezët largohen.

Në sfond dëgjohet sërish zëri i vajzës së shqiptarit, e cila i lutet të atit të largohen. “O ba, të lutem stop. Ba të lutem hajde të ikim,”- dëgjohet teksa thërret vajza shqiptare dhe tenton të largojë të atin nga sherri. Konflikti midis tyre vijon me grushte dhe shqelma, por në fund shqiptari me vajzën largohen para se të vijë policia. Njëri prej tyre mesa duket e kishte lajmëruar.