Kim: 2021 viti i kthesës, prokurorët e SPAK u bënë heronjtë e rinisë, tmerri i kriminelëve e shpresa e vendit! Soreca: Magjistratët ishin nën presion nga krimi e politika, tani frika ka kaluar tek ata

Në një ceremoni të posaçme u certifikuan sot 28 agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në aktivitetin e shpërndarjes së certifikatave, ishin të pranishëm ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, kreu i SPAK, Arben Kraja, si dhe drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj. Për ambasadoren amerikane, viti 2021, është viti kthesës së Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kim tha se SPAK tashmë është kthyer në tmerrin e kriminelëve dhe shpresa e vendit. Ambasadorja tha se "na bën të gjithëve të lumtur që shohim flamurin shqiptar, amerikan dhe të BE-së së bashku, sepse nuk mund të ketë asnjë më shumë shpresëdhënëse".

"Qëndroni të sigurt që kur të punoni me partnerë të tjerë do të jetë më e lehtë dhe më e përsosur me kalimin e kohës. SHBA janë të gatshme të mbështesin përpjekjen tuaja në cdo mënyrë të mundshme. Mund të keni besim tek ne sikurse do kemi ne te ju. Në këtë 2 përvjetor të SPAK duhet të jeni krenar që jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve, dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se kurrë nuk do të kapeshin, ata që kishin menduar se mund të arratiseshin, që kane menduar se kishin mik, të afërm, para, që kurrë nuk do të mbaheshin llogaridhënës për krimet e tyre, atyre ditëve po u vjen fundi. Ju jeni shpresa e vendit dhe për ketë ju përgëzoj", tha ambasadorja.

Nga ana tjetër ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se SPAK tashmë ka bërë hapa inkurajuese edhe në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë. Sipas tij më parë prokurorë dhe gjyqtarë kanë qenë të presionuar nga politika dhe krimi por tashmë janë këta të fundit që po tremben. 

Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se në prill të vitit 2022 do të plotësohet struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit me 32 anëtarë, ndërkohë që tashmë është bërë e ditur që në janar SPAK do bëhet me 17 prokurorë.

“Para dy vitesh ishim vetëm 8 prokurorë, në janar bëhemi 17. Në muaj prill të vitit të ardhshëm presim të plotësohet struktura e BKH me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator digjital”, u shpreh Kraja.

Kraja iu përgjigj edhe kritikëve në lidhje me punën e prokurorëve të SPAK.

“Edhe ata qe na kritikonin tani duan të na ngarkojnë detyra shtesë. Kjo është shenjë e rritjes së besimit”, tha Kraja.

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha se prioritet i punës së tyre do të jetë kualifikimi i hetuesve të agjentëve të BKH-së.

28 hetuesit e BKH pasi përfunduan trajnimin filluan zyrtarisht detyrën më 9 gusht. Ata zhvilluan në Romë trajnimin intensiv dhe të specializuar nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias) për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Rrugëtimi i hetuesve të BKH filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë përfshin teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës. BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht BKH ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Certifikohen 28 hetuesit, drejtuesja Hajna: Hetimi do të jetë në nivele shumë të larta

 

Për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimet, Aida Hajna, puna e hetuesve të rinj do të shtojë cilësinë e kryerjes së proceseve hetimore në nivelin më të lartë.

Në fjalën e saj në ceremoninë e sotme, Hajna tha se suksesi i ndërkombëtarëve është kyç për suksesin e BKH dhe SPAK.

 "Kanë kaluar vetëm 3 muaj dhe nuk mund ta fsheh vlerësimin tim dhe po ashtu dua të falënderoj të gjithë prokurorët për orientimin profesional që kanë transmetuar. Një nga prioritetet do të jetë kualifikimi i të hetuesve të Byrosë Kombëtarë të Hetimit në luftë e pakompromis kundër korrupsionit. E vetëdijshme se pjesën më sfiduese ne e kemi përpara. S’mund të kuptohet suksesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa ndihmën e ekipit dhe partnerëve të tjerë.. Ngritja e një strukture të re mbart shumë sfida por objekti parësor i këtij programi do të jetë forcimi dhe se në Byro do të ketë vetëm hetues të shkëlqyer që do të përmbushin misioni historik me mbështetjen për të cilën është ngritur SPAK”, tha ndër të tjera kryetarja e BKH, Aida Hajna.

Ora 11:41
Soreca: SPAK ka ndryshuar tërësisht lojën, kemi parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka përgëzuar punën e kryer nga SPAK në këto dy vitet e fundit në vendin tonë. Soreca tha se janë vërejtur hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë.

‘Sot është një ditë për të festuar, ky është një fillim i mbarë. Faktin që 28 hetuesit e parë kanë filluar punë në BKH, por festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK. Ky institucion është në zemër të një fushe kaq delikate. Jemi angazhuar fort të mbështesim krijimin e një SPAK-u të fortë dhe të pavarur. Një bilanc i fortë po ndërtohet sa i përket ndjekjeve penale dhe dënimeve në çështjet penale të nivelit të lartë. SPAK po rrit bashkëpunimin. Frika ka kaluar nga an tjetër, ishte në anën e prokurorëve edhe të gjyqtarëve, por tashmë po kalon në anën tjetër. SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën. Kemi parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë. Është thelbësore të vijojnë bashkëpunimin me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Para disa javësh isha shumë i kënaqur që lidhëm SPAK me kanalin Siena të Europol. 28 hetuesit e BKH-së, duhet të jemi krenar. Këto aftësi janë thelbësore, për të trajtuar shumicën e atyre dosjeve penale të nivelit të lartë. Do të presim edhe 32 hetuesit e tjerë.’- tha Soreca.

Ora 11:35
Yuri Kim: 2021 ishte viti i kthesës, prokurorët e SPAK janë bërë heronjtë e të rinjve, tmerri i kriminelëve dhe shpresa e vendit

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e konsideron vitin 2021 si vitin e kthesës së Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo përgëzoi SPAK për punën e bërë.

"Ju e keni filluar tashmë punën tuaj ashtu si FBI në vitin 1908. BKH shqiptare mund të jetë partner i besuar në hetime penale. Dua të uroj SPAK në 2-vjetorin e krijimit. Në këto 2 vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër. I gjithë vendi është mahnitur nga ajo që ka ndodhur. I gjithë vendi ishte në pritje të kësaj. SHBA falënderon të gjithë prokurorët. Ju nxis që të punoni ngushtësisht me njëri-tjetrin. Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pika e kthesës për luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Edhe më shumë ndihmë është rrugës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë 2 përvjetor të SPAK duhet të jeni krenar që tashmë jeni bërë heronjtë e të rinjve dhe tmerri i kriminelëve dhe shpresa e vendit. Atyre që kurrë nuk do të mbaheshin përgjegjës, ditët u kanë mbaruar", tha Kim.

Ora 11:20
Kreu i SPAK: Edhe PD që na kritikoi, kërkon që të na shtojë punën! Shenjë e rritjes së besimit

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se në dy vite punë të këtij institucioni, janë bërë 891 procedime penale, janë marrë mbi 400 të pandehur në gjykim si dhe 62 vendime konfiskimi me vlerë 75 milionë euro.

Kraja u ndal edhe në përgjigje të kritikave në lidhje me punën e prokurorëve të SPAK, kryesisht nga opozita.

“Edhe ata qe na kritikonin tani duan të na ngarkojnë detyra shtesë. Kjo është shenjë e rritjes së besimit”, tha Kraja, duke ju referuar propozimit të PD-së që vettingun e politikanëve ta bëjë SPAK.

‘Para dy vitesh, ishim vetëm 8 prokuror, në janë bëhemi 17. Në muajin prill të vitet të ardhshëm, presim të plotësohet struktura e BKH-së, me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator dixhital.

Kemi arritur të kemi akses në bazën e të dhënave të shtetit shqiptar. Në dy vite 891 procedime penale, mbi 400 të pandehur në gjykim, 62 vendime konfiskimi me vlerë 75 milion euro. Hetime edhe me autoritetet hollandeze. Kemi hetuar edhe zyrtare te niveleve te ndryshme, nga pushteti lokal, ish-zyrtare te larte apo ish funksionarë të drejtësisë

143 letërporosi me autoritetet e huaja. 17 kërkesë për eskstradim nga SPAK. 12 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Zvicrën, Gjermaninë. Ne jemi prokuror, nuk bëjmë as revolucion dhe nuk jemi analistë. Ne veprojmë në bazë të ligjit dhe synojmë dhe ndryshojmë konceptin e pandëshkueshmërisë. Vendimarrja jonë vërtetë, mund të vonojë, por do jetë e bazuar në ligj.’- tha Kraja.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tubi: 20/12/2021 14:35

    Lerini denglat por arrestoni berishen e atehere fitoni besimin e pjeses me te madhe te popullit.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/12/2021 13:55

    Kaluam pese vjet e gjysem duke u ngopur me luge te zbrazur si nga ish ambasadori dhe nga ambasadorja Kim se do kapim e hame "PESHKUN E MADH" qe u katandis me cironken Llalla-Teri."PESHKU MADH" hedh vallen shtruar shtruar ne PRESIDENC,ne KRYEMINISTRI,ne OPOZITE dhe me kresorja mu ne KUVENDIN E SHQIPERISE.Popullit i mekohet ndonje vaksine apo tablete e shtypur me tube nga hunda si kjo e radhes per te shtyre edhe ca dite ne rrugen e vuajtjeve social-ekonomike te instaluar per 30 vjet vjedhje,grabitje,vrasje dhe gllaberim pasurishe te paimagjinuara nga KLANSEKTI PS,PD,LSI. Mos e dhente ZOTI qe SHBA te deklaroje ndonje dite terheqien e saj nga Shqiperia dhe mjere populli shqiptar jo vetem nga zhgenjimi ne besimin e tij ndaj SHBA,POR NGA TALEBANET NE PUSHTET E OPOZITE ALIAS KLANSEKTI PS,PD,LSI.

    Përgjigju
  • leone: 20/12/2021 11:52

    Dakort zonja Kim,por vetem Berisha s'e ka ne hesap SPAKUN,sepse Arben Kraja...?! apo e kemi gabim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur