'Do të të hedh acid në fytyrë', kërcënonte shoqen e bashkëshortit, dënohet deputetja britanike

'Do të të hedh acid në fytyrë', kërcënonte shoqen e bashkëshortit, dënohet deputetja britanike

Deputetja britanike, Claudia Webbe

Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me 200 orë punë të detyruar në komunitet pasi kërcënoi se do t'i hidhte acid një shoqeje të bashkëshortit të saj.

Webbe, 56 vjeçe, nisi një fushatë ngacmimi kundër Michelle Merritt, duke kërcënuar se do t'i hidhte acid në fytyrë dhe do të publikonte imazhe të zhveshura të saj.

“Ajo më ka bërë të ndihem shumë e cenueshme, në publik, në shtëpinë time. Kisha frikë të dilja nga dera. Kam pasur shumë netë pa gjumë. Do të doja të ndihesha sërish e sigurt. Për shkak të pozicionit të Webbe në qeveri, nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo", ka thënë Merritt në gjykatë.

Claudia Webbe, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1% e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni