VIDEO/ Do të trafikonin 17 kg kanabis në Mal të Zi, në pranga 3 të rinj në Malësi të Madhe (EMRAT)

3 të rinj janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës, pasi po tentonin që të trafikonin lëndë narkotike drejt Malit të Zi. Policia në aksin rrugor Koplik - Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga Klevis Gurraj.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe,u gjetën 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Klevis Gurraj, 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);

Jozef Kaçaj, 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);

Enes Osmani, 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan