Do të vijë Hahn të negociojë me
Bashën? BE: Ja qëndrimi ynë

TIRANE- A do të vijë Johannes Hahn, zëvendës Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), njëherësh Komisioner për Zgjerimin ne BE të negociojë për të bindur Lulzim Bashën të marrë pjesë në zgjedhje?
 
Kësaj pyetje të televizionit Report Tv i ka kthyer zyrtarisht përgjigje, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e BE.

Sipas saj qëndrimi i Unionit mbi krizën politike të provokuar nga bojkoti i opozitës u bë i qartë në deklaratën për shtyp të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerimin Hahn, i cili aktualisht mban edhe postin e Zëvendës Presidenti I partive Popullore Evropiane PPE.

Qëndrimi i bë-së është ky” –shprehet Koçijançiç për Report Tv.

email e maja kocinjacic
 Koçijançiç për Report TV: BE kundër bojkotit të opozitës
Zëdhënësja e KE, Maja Koçijançiç, ka theksuar në përgjigjen e saj për Report TV se Bashkimi Europian nuk inkurajon bojkotin e Kuvendit. 

Qëndrimi i BE-së është kundër lëvizjeve politike të opozitës për të dalë jashtë institucioneve. 
 
Rama-Meta, letër Hahn dhe kreut të PPE, Daul
Të shtunën Meta dhe Rama ranë dakord që t’i dërgonin një letër komisionerit Hahn dhe kreut të Partive Popullore Europiane Josef Dual për të negociuar kthimin e opozitës në Kuvend dhe zgjedhjet.

han
(Letra e Ramës dhe Metës drejtuar PPE)

Hahn-Mogherini: Dialogu në Kuvend, jo në rrugë
Të mërkurën Hahn dhe Mogherini i bënë thirrje opozitës të rikthehet në kuvend, pasi aty është vendi për dialog politik dhe jo në rrugë.
 
“Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratik dhe jo jashtë tij. Qytetarët dëshirojnë udhëheqës të përgjegjshëm”, thuhej në deklaratë, ku dy zyrtarët e lartë të BE-së shprehimisht thonin se bllokimi institucioneve të reja të drejtësisë për unionin është një sulm ndaj Reformës në Drejtësi.
 
"Reforma e domosdoshme në drejtësi ka marrë një tjetër goditje. I bëjmë thirrje të gjitha partive të plotësojnë institucionet e Vettingut. Sulmi ndaj reformës në drejtësi në vend që të sigurosh zbatimin e Vettingut me monitorim të afërt të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ne presim që anëtarët e Parlamentit do të tregojnë përgjegjësi, zotësinë për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale", mbyllet deklarata e BE.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave