ITALI- Një ngarkesë prej 20 kilogramësh kokainë e pastër me vlerë tregtare mbi 4 milionë euro është sekuestruar nga efektivët e Foggia-s pranë daljes së autostradës veriore në Daunia.
Droga ishte vendosur në një makinë me targa gjermane që drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u arrestua për trafik dhe posedim të paligjshëm droge.
Gjatë një kontrollit në makinë, policia zbuloi drogën e ndarë në 18 pako.
Komento