Do t’ju duhet t’i bindni të tjerët, dikush ju ka mëri, ja parashikimi i yjeve për ju sot! Shenjat që duhet të kenë kujdes

Do t’ju duhet t’i bindni të tjerët, dikush ju ka mëri, ja parashikimi i yjeve për ju sot! Shenjat që duhet të kenë kujdes

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Mund të mos i keni frikë përballjet, por të dielën është e këshillueshme që të qëndroni larg telasheve. Lërini të tjerët të zihen për gjëra të parëndësishme, keni probleme më të mëdha që kërkojnë vëmendjen tuaj.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Do t’ju duhet t’i bindni të tjerët që e dini për çfarë po flisni, por nuk keni asnjë qëllim që t’i ndihmoni. Për aq sa ju takon, nëse nuk ju njohin ende mjaftueshëm sa për të pasur besim tek aftësitë tuaja, atëherë mund t’ia dalin mbanë vetë fare mirë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Dikush me të cilin zakonisht nuk shkoni shumë mirë, do të jetë drejtuar nga ju këtë të diel dhe lajmi i keq është se duhet të bëni siç thonë ata. Lajmi i mirë është se sa më shpejt të veproni, aq më parë do të mund të gjeni një justifikim për t’u larguar prej tyre.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Mund të mos jeni njeri pasionant si natyrë, por e dini mirë se ndonjëherë oreksi i tepërt mund t’ju fusë në telashe. Mos kini frikë të ndiqni pasionin e kohëve të fundit, por përpiquni ta shihni vetën herë pas here në mënyrë që të dalloni efektet që ka tek të tjerët.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të dielën, nëse dëshironi mund t’i thyeni rregullat, por në terma afatgjatë kjo mund t’ju kthehet mbrapsht. Sinqeriteti është gjithmonë arma më e mirë, sidomos kur vjen puna tek biznesi dhe paratë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Dikush ka një mëri dhe kjo me gjasë këto ditë do t’ju krijojë mjaft shqetësime. Ruani qetësinë dhe refuzoni reagimet negative. Mundësia që t’ju dëmtojnë është e papërfillshme.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Nëse një koleg apo dikush me autoritet jua bën gjërat e vështira të dielën, është e nevojshme që të mbroni veten. Kjo nuk do të thotë se duhet t’u bërtisni, edhe nëse ata e bëjnë këtë, por duhet ta fitoni debatin me intelektin tuaj superior.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Një rival është xheloz për gjithë vëmendjen që po merrni kohët e fundit dhe do të donte shumë që t’ju shihte në hije. Mënyra e vetme që kjo mund të ndodhë është nëse nuk tregoheni të vëmendshëm dhe thoni diçka të pamenduar. Kjo është padyshim një gjë që mund ta kontrolloni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Nuk ka nevojë të mundoheni më shumë seç duhet të dielën, të tjerët do t’ju ndihmojnë me kënaqësi. Nëse i luani siç duhet letrat që keni në dorë, mund edhe të merrni merita për gjëra që nuk i keni bërë vetë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Bëni kujdes dhe mos i jepni përshtypjen të tjerëve se bini dakord me çdo gjë që thonë, sidomos kur në të vërtetë mendoni se e kanë gabim. Nëse e marrin vesh më vonë se nuk keni qenë të sinqertë, mund të mërziten. Tregohuni të drejtpërdrejt që në fillim.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Nëse dikush zbulon sekretet tuaja të dielën dhe ua tregon të tjerëve do të mërziteni pa masë, e me të drejtë. Megjithatë, planetet këshillojnë që ta kontrolloni temperamentin. Me gjasë të tjerët po kërkojnë që t’ju mërzisin dhe të zihen.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Lajme të mira ju presin këtë të diel, por edhe në ditët që do të vijnë. Ndonëse jo gjithçka ka shkuar siç duhet dhe mund të keni kaluar një periudhë të lodhshme, situata do të ndryshojë. Besoni dhe do të shihni se nuk do të zhgënjeheni.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave