Ka përfunduar gjykimi për 5 detarët në Vlorë, të cilët akuzohet për shpërdorim detyre dhe kalim të paligjshëm të kufirit për 55 klandestinë nga Lindja e Mesme, të ndaluar teksa mjeti lundrues me të cilin po i drejtoheshin Italisë pësoi avari.
Gjyqtarja Arbana Selmanaj ka rrëzuar akuzat e prokurorisë, përfaqësuar nga Erjon Shqarri, duke i dhënë pafajësinë Bledar Bufajt, Roland Çanajt, Ardit Alikajt, Besmir Meçajt dhe Sefulla Bejas.
Pafajësinë mori edhe Fatos Dusha, pronari i hoteli në Tirane ku dyshohej se strehoheshin klandestinet.
Sakaq, gjykata vendosi dënimin me 9 vite burg për Emiljano Likajn, skafisti, dhe 6 vite burg për Qazim Ismaili, i cii strehonte emigrantët. Këtij të fundit dënimi i është konvertuar në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Emiljano Likaj dhe Qazim Ismaili pritet të dalin edhe përpara Gjykatës së Posaçme pasi akuzohen si pjesë e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të klandestineve. Akuza iu komunikua në finalizimin e operacionit ndërkombëtar “Astrolabio” ku u arrestuar 55 persona në tre shtete.
Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.6%
-
Jo
67.6%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4419
Lajme të tjera
-
Moti i keq, lundrimi në Vlorë i pezulluar prej dy ditësh, as sot nuk niset trageti Vlorë-Brindisi
5 Shkurt, 11:36
-
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i 2 trageteve drejt Barit dhe Vlorë-Brindisi! Linja Durrës-Ankona-Durrës do vazhdojë normalisht
4 Shkurt, 11:15
-
Rama publikon pamjet e punimeve, si duket tuneli i sapohapur i Llogarasë (VIDEO)
4 Shkurt, 09:58
-
Përplasi me makinë të miturin dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, policia arreston 53 vjeçarin në Vlorë
2 Shkurt, 15:05
-
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë: Drejtësia vonohet dhe bëhet më e shtrenjtë, rritet rreziku që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi
1 Shkurt, 09:19
-
Grupi italian i viteve ’80 ‘Ricchi e Poveri’ performojnë në Vlorë, këngëtarët italianë dhurojnë një shfaqje fantastike
31 Janar, 22:39
-
Virozat e stinës dhe gripi, fluks në Qendrat Shëndetësore të Vlorës! Mjeku: Preken rrugët e frymëmarrjes! Kryejmë deri në 60 vizita në ditë
31 Janar, 17:46
-
Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara dhe të modernizuara për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë: Urgjenca e re gati para sezonit turistik
31 Janar, 16:37
-
Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Rama: E gjithë vepra pritet të mbyllet më 1 qershor të vitit të ardhshëm
31 Janar, 14:14
-
KLP i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho
31 Janar, 12:50
-
51 vjeçari nga Kukësi gjendet i pajetë në një kanal me ujë në Vlorë
31 Janar, 11:56
-
Doli për të ruajtur bagëtitë dhe nuk u kthye në shtëpi, gjendet i vdekur bariu 69 vjeç në Finiq! Kishte rënë në greminë
30 Janar, 12:13