Kapet me 104 kg kanabis 48-vjeçari në Vlorë, i dënuar edhe më parë për drogë! Pakot i kishte fshehur në bagazhin e makinës luksoze (VIDEO)

VLORË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis. Shërbimet e policisë e pikasën pasi 48-vjeçari po transportonte drogë me makinë luksi, tip “Chrysler”.

Drogën e kishte fshehur në bagazhin e automjetit.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull