TIRANË- Një 30-vjeçar u arrestua nga policia kufitare në Rinas, pasi iu zbulua një pistoletë në çantën e krahut. Halil Hysaj rezident në Itali, do të fluturonte drejt shtetit fqinj, por gjatë kontrollit përmes skanerit iu gjet në çantë 1 armë zjarri me municion luftarak të cilat u sekuestruan.
Burime për Report Tv thonë se gjatë marrjes në pyetje, i riu ka mohuar të kishte dijeni për armën duke pretenduar se dikush tjetër ia ka vendosur në çantë pa e kuptuar
Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, i riu do të hetohet për tentativë të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria në Itali, pasi blutë kanë dyshime se pistoletën do e shiste në shtetin fqinj. Ai rezulton me precedent penalë dhe i arrestuar në Itali për plagosje.
“Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.
Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Arma e sekuestruar në Rinas

Ky është Halil Hysaj, 31-vjeçari që u arrestua me armë në Rinas, teksa tentonte të kalonte drejt Italisë. Arma tip pistoletë iu gjet në çantën e krahut. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka mohuar të ketë pasur djeni për armën ndërsa është justifikuar me argumentin nuk e di kush ia ka vendosur në çantë dhe se tani po e shihte. Hetuesit dyshojnë se 31-vjeçari tentoi ta trafikonte armën drejt Italisë ku dyshohet se mund ta shiste në vendin fqinj. Ai rezulton me precedent penal dhe i arrestuar në Itali për plagosje.
Komente








