Do trafikonte kallashnikov dhe pistoletë, pranga 32-vjeçari në Elbasan! Një tjetër kapet me thika

ELBASAN- Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi i janë gjetur në banesë një armë kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Policia thotë se 32-vjëeçari kishte për qëllim trafikun e armëve.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe një 44-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në makinë dhe në banesë, policia i ka gjetur 3 thika dhe një sasi kokaine.

“Si rezultat i 2 hetimeve me metoda proaktive, të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, dhe të ndjekura në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi brenda 12 orëve, 2 operacione policore.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar "First", u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte;  

-Në kuadër të operacionit policor të koduar "Second", u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?