Do transportonin drogë në
Maqedoni, në pranga 5 persona

Do transportonin drogë në<br />Maqedoni, në pranga 5 persona
POGRADEC- Pesë persona janë arrestuar mesditën e sotme nga policia.

Në pranga kanë rënë vëllezërit Erand dhe Ernik Malo, 25 dhe 19 vjeç, Ervis Dushi, 29 vjeç, Reviol Capo, 31 vjeç dhe Arben Bashllari 53- vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Arben Bashllari i cili po udhëtonte në Maqedoni, u bë për arsye se në mjetin tip “Volvo” me targë AA 484 IR iu gjet dhe sekuestrua 15-kg kanabis.

Gjithashtu në brendësit të territorit maqedonas u konstatua dhe mjeti tip “Mercedes -Benz” me targë AA 584 MZ në pronësi të Reviol Capos, brenda të cilit ndodheshin edhe Erand Malo dhe Ervis Dushi. Tre personat u shoqëruan dhe më pas u deportuan, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e vëllezërve  Malo iu gjetën 3 pako me peshë 10 kg kanabis si dhe krehër automatiku me 27 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Sipas hetimeve katër personat dyshohet se kanabisin kishin synonin ta trafikonin drejt shtetasit maqedonas. 

droge
droge
droge
(Droga e gjetur në banesën e të arrestuarve)

Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar