Do të hidhni hapa me rëndësi te madhe/ Ja çfarë thonë yjet për ju

Do të hidhni hapa me rëndësi te madhe/ Ja çfarë thonë yjet për ju

DASHI 21. mars - 20. prill

Sot do jeni ne humor te shkëlqyer ju te dashuruarit dhe do jeni gati te bëni gjithçka për te kaluar çaste fantastike me partnerin. Orët e pasdites do jene me te veçantat. Edhe tek beqaret yjet do kenë ndikim pozitiv. Përgatituni për ndryshime pas mesdite. Financat do jene ne gjendje shume te mire. Jeni treguar te logjikshëm me shpenzimet dhe e gjithë maturia ju është shpërblyer.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpeshherë do ndiheni keq dhe do mërziteni me ato qe do ju thotë partneri. Beqaret nga ana tjetër do kenë energji pozitive dhe do ja dalin ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar duhet t'i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu jepen dhe kurrsesi nuk duhet ta teproni me shpenzimet.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Do keni një marrëdhënie shume here me te mire me partnerin tuaj sot. Do vendosni se bashku qe ta harroni te shkuarën e hidhur dhe te shihni vetëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk do ja dalin dot ta ndryshojnë statusin e tyre edhe pse do bëjnë te pamundurën. Ne planin financiar ka mundësi te jeni me fat. Gjendja do filloje shume shpejt te normalizohet.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Tregohuni sa me diplomate dhe ta matur sot ju te dashuruarit sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ruani qetësinë ne çift. Beqaret nuk duhet t'i besojnë çdo personi qe do i joshe sepse jo te gjithë tregohen te sinqerte. Duhet te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet e ëndërruara. Ne planin financiar duhet te shpenzoni sa me pak qe te mundeni ne mënyrë qe t'ia dilni mbanë.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dita e sotme do jete thuajse magjike. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione si kurrë ndonjëherë me pare. Shfrytëzojeni çdo çast ne maksimum. Beqaret duhet te synojnë te kenë ne krah persona serioze dhe te matur, jo ata qe mendojnë thjesht për kënaqësitë e momentit. Financat nuk do përbëjnë asnjë lloj problemi. do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Mos e lini pas dore partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mundohuni t'ia shprehni atij sa me shume ndjenjat. Nëse nuk e bëni këtë ai mund te shohë dike tjetër. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Gjithsesi miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm. Ne planin financiar yjet do ju nxisin negativisht. Do shpenzoni pa u matur asnjë moment.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Sot nuk ka për te qene një dite shume e thjeshte për ju te dashuruarit, megjithatë me pak përpjekje mund te arrini te rivendosni qetësinë ne mbrëmje. Partneri do jete shume strikt, ndërsa ju me mendjehapur nga sa duhet. Beqaret do joshin gjithë kohës dhe do bëjnë shume persona për vete. Te ardhurat nuk do mund t'i stabilizoni dot edhe pse do mundoheni.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Dite e bukur dhe mjaft e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire gjate gjithë kohës dhe mund te mendoni edhe te hidhni hapa me tej. Beqaret ka rrezik te joshin persona qe e kane tashme një lidhje dhe kjo mund te pasohet me probleme për ta. Ne planin financiar do jeni te matur dhe këmbëngulës për ta përmirësuar situatën. Me pak mundim do ja dilni mbanë.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Sot do diskutoni gjerësisht për te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni disa ndryshime radikale. Beqaret do jene te qete dhe nuk do nxitohen te hedhin hapa. Me shume gjase atyre do ju bëhen disa propozime interesante me disa mënyra te veçanta. Me buxhetin do jeni te kujdesshëm dhe do dini si ta mbani gjithmonë situatën nen kontroll.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Nëse jeni ne një lidhje dhe ndiheni te lumtur pranë njeri-tjetrit, sot mund te mendoni te hidhni hapa me rendësi te madhe. prej kohesh i kishit menduar, por nuk kishte ardhur momenti i përshtatshëm. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe do e gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah nuk ka për te qene shume e mire sot. Here pas here do gjendeni edhe ne situata te vështira dhe do debatoni fort. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Financat duhet t'i mbani gjithë kohës nen kontroll sepse po ju doli situata nga duart nuk do dini çfarë te bëni me pas.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Do ketë përmirësime te njëpasnjëshme sot ne jetën tuaj ne çift. Gjerat do fillojnë me ne fund te vihen ne vije dhe do ndiheni shume here me te qete. Beqaret do bëjnë disa gabime te pafalshme nga te cilat do varet e ardhmja. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha, por me pak durim dhe një menaxhim me te mire do ja dilni mbanë me sukses.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës