Do të përballeni me një sërë situatash.../ Njihuni me parashikimin e horoskopit për sot

Do të përballeni me një sërë situatash.../ Njihuni me parashikimin e horoskopit për sot

Foto ilustruese

DASHI

21 mars - 20 prill

Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk do arrini që të shpëtoni nga varësia e eprorit. Në fushën e ndjenjave, do të ndjeni nevojë për pavarësi dhe liri.

DEMI

21 prill - 21 maj

Do të përballeni me një sërë situatash me një forcë dhe vendosmëri të madhe. Në punë, yjet sugjerojnë që të mos bëni investime të mëdha në këtë periudhë. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje e cila do të zhdukë çdo tension nga raporti në çift.

BINJAKET

22 maj - 21 qershor

Do të jeni të mbushur me pasion, por duhet të shmangni shfaqjen e sjelljeve shumë brutale. Në fushën ekonomike, nuk duhet të gaboni, ndaj mendohuni mirë para se të merrni vendime. Sa i takon ndjenjave, ka shumë mundësi që të përjetoni një periudhë krize.

GAFORRJA

22 qershor - 22 korrik

Do të shfaqni një intuitë tejet të madhe. Ndër të tjera kujtesa do ju ndihmojë që të reagoni siç duhet. Në sferën profesionale do të shfaqni një sjellje të pazakontë dhe ekstravagante. Ndërsa lidhur me ndjenjat, do të dini të vlerësoni më mirë, kapacitetet tuaja joshëse.

LUANI

23 korrik - 22 gusht

Do të jeni indiferent ndaj personave që nuk i kuptojnë nevojat tuaja. Në sferën profesionale, parashikohen zhvillime të rëndësishme që do ju bëjnë euforik. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje negative ndaj partnerit/es, ndaj kujdes se mos e lëndoni.

VIRGJERESHA

23 gusht - 23 shtator

Asgjë nuk do arrijë që t’iu kushtëzojë, do të dëgjoni këshillat e të tjerëve por do arrini që të mendoni më të mirën për veten. Në sferën private do të keni një eksperiencë e cila do ju lejojë që të përmirësoni raportet ndërpersonale. Sa i takon ndjenjave, do të pëlqeni aventurën, por kujdes se mos rrezikoni shumë.

PESHORJA

24 shtator - 23 tetor

Do t’iu duhet të dëgjoni këshillat e një personi shumë të rëndësishëm për ju dhe bëni mirë ti vini vath në vesh. Në punë, do të keni mundësi të mira për të zgjidhur një situatë problematike. Sa i takon ndjenjave, duhet të tregoheni të kujdesshëm me mënyrën tuaj të reagimit.

AKREP

24 tetor - 22 nëntor

Gjatë kësaj dite yjet sugjerojnë që të vlerësoni në pavarësi të plotë të gjitha çështjet që ju shqetësojnë. Në punë do kërkoni çdo justifikim për të qëndruar vetëm. Po ashtu nuk do të keni dëshirë që të ekspozoheni shumë.

SHIGJETARI

23 nëntor - 21 dhjetor

Ambicia juaj profesionale do të jetë në maksimum. Në fushën e ndjenjave do të fitoni simpatinë e të njohurve por edhe të personave të tjerë. Një këshillë për ju: Mos e lini pas dore partnerin/en.

BRICJAPI

22 dhjetor - 20 janar

Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të enjteje të limitoni dëshirën tuaj për pushtet, sidomos në sferën profesionale. Momentalisht është shumë e rëndësishme që t’iu jepni hapësirën e duhur dhe të tjerëve. Sa i takon ndjenjave ka shumë mundësi që partneri/ja t’iu bindë që të bëni diçka që ai/ajo dëshiron me ngulm.

UJORI

21 janar - 19 shkurt

Yjet sugjerojnë që të shmangni çdo sjellje konfliktuale, për shkak se nervozizmi i kësaj dite do të jetë kalimtar. Sa i takon punës, do t’iu duhet të sqaroni pozitën tuaj lidhur me një debat të fundit. Ndërsa sa i takon ndjenjave, nuk do pranoni ndikimin e personave të tjerë në lidhje.

PESHQIT

20 shkurt - 20 mars

Ruajtja e harmonisë kërkon sforco nga ana juaj, ndaj duhet të përkushtoheni më shumë, për të ruajtur situatën që dëshironi. Do të ketë ndryshim idesh por edhe raportesh, ndaj të cilave duhet të tregoheni më të hapur dhe të vendosur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën