Një grua shqiptare, e cila do të udhëtonte drejt Turqisë është kapur në Rinas me një sasi prej 18500 euro eurosh të padeklaruara.
46-vjeçarja Festime. Ç poseduesja e shumës së eurove, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
"Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit. Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.