RUSI- Protestues të shumtë, të cilët u mbyllën në burgje pasi dolën të protestonin për lirimin e liderit opozitar rus, Alexey Navalny kanë sjellë dëshmi tronditëse për mënyrën se si janë trajtuar nga policia. Peter Sokovykh është një prej tyre, i cili ka rrëfyer me detaje kërcënimin që i kanë bërë uniformat blu në momentin e arrestimit. "A e dini se ne mund t'ju rrahim aq shumë saqë do të urinoni gjak? Dhe nuk do të ketë asnjë gjurmë - nuk do të jeni në gjendje të provoni asgjë", mësohet t'i ketë thënë efektivi i policisë Sokovykh, referuar dëshmisë së këtij të fundit për CNN.
Sokovykh tregon se arrestimi i tij ishte shumë i papritur dhe i dhunshëm. Sipas tij, ai po qëndronte në rrugë duke parë celularin dhe në atë moment një polic civil e ka kapur atë për flokësh dhe e ka futur në një furgon ku e prisnin edhe policë të tjerë. Në atë furgon, të mbushur me pajisje teknologjike, Sokovykh rrëfen se është "mbytur" nga mijëra pyetje, sipas së cilit policia donte që ai të thoshte se është paguar nga një agjent i huaj për të marrë pjesë në protestë. Kjo sepse Rusia ka fajësuar vazhdimisht SHBA-në se ka nxitur protestat.
"Do t'ju mbyllim në burg për 5 vjet, do ju fusim në një qeli ku të burgosurit do të përdhunojnë pa ndërprerje. Është kjo ajo që doni? Jo? Atëherë nga tregono", kështu thotë Sokovykh që e kërcënoi policia.
Alena Kitaeva, është një tjetër dëshmitare e kësaj dhune të policisë pas protestave të bëra në mbrojtje të liderit opozitar rus. Ajo ka rrëfyer se policia i ka vendosur një qese në kokë duke e kërcënuar se do e mbyste nëse nuk do i jepnin fjalëkalimin e celularit.
Dëshmitë e të arrestuarve kanë të njëjtën emërues të përbashkët. Ato flasin për dhunë, kërcënime të frikshme që kanë marrë nga policët. CNN thekson se për këtë çështje i është drejtuar Ministrisë së Brendshme Ruse për një koment lidhur me akuzat, por askush nuk ka dhënë një përgjigje.
Gjatë ditëve të fundit, autoritetet ruse kanë arrestuar rreth 11,000 protestues, mbështetës në Navalny. Përveç dhunës së ushtruar, sipas tyre, edhe kushtet kanë qenë mizore, ku iu refuzohej ushqimi, e ndërsa për respektimin e masave COVID-19, as nuk diskutohej.
"Pamjet nga institucioni i paraburgimit në Sakharovo tregojnë kushte të zymta brenda: krevate krevati me korniza metalike pa dyshekë, një tualet i hapur. Nuk kishte gjithashtu asnjë distancim shoqëror dhe pa maska ", shkruan CNN.
Protestuesit e arrestuar në një nga furgonat e policisë
Pyetur nga gazetarët rus, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se policia po bën vetëm detyrën përballë shkeljes së ligjit.
" Nuk ka shtypje në Rusi. Ka vetëm masa të marra nga policia kundër shkelësve të ligjit , kundër pjesëmarrësve në tubime të paautorizuara. Sjellja e "ashpër e policisë" është në përputhje me ligjin" shtoi Peskov.
5 ditë më parë, Gjykata ruse shpalli opozitarin Alexei Navalny fajtor për shkeljen e dënimit me kusht. Ai është dënuar me 3 vite e gjysmë heqje lirie, por do të duhet të kalojë 2 vjet e tetë muaj në qeli, pasi ka kryer më parë 10 muaj në arrest shtëpie.
*Përktheu nga CNN, Shqiptarja.com