Të gjithë matësat e energjisë elektrike do të verfikohen në terren nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Një udhëzim i Ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri parashikon që të gjithë sahatët e vendosur në banesa, pallate dhe në biznese të kontrollohen nëse punojnë siç duhet, gjithashtu do të kontrollohet nëse në këto matëse janë bërë ndëryhrje nga persona të tjerë.
“Verifikimi i matësve të energjisë elektrike kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM), ose nga një person juridik i autorizuar prej saj, i akredituar sipas legjislacionit në fuqi. Verifikimi i matësit realizohet në terren, aty ku matësi është i instaluar, pranë laboratorit të DPM-së, ose personit juridik të autorizuar prej saj”, - thuhet në këtë udhëzim.
TarifatNë udhëzimin e dy ministrave bie në sy fakti se për këtë verifikim do të paguajnë qytetarët. Për verifikimin e matësve 1-fazor qytetarët duhet të paguajnë deri në 2780 lekë të reja. Udhëzimi përcakton tarifat tavan që do paguajnë qytetarët.
“Për shërbimin e verifikimit të matësve të energjisë elektrike, të kryer nga DPM-ja ose nga personi juridik i autorizuar prej saj, paguhen vlerat financiare të rëna dakord ndërmjet palëve, pa tejkaluar tarifat tavan të cilat përcaktohen në këtë udhëzim.
Periodiciteti i verifikimit të matësve të instaluar të klientit përcaktohet në Kodin e matjes ndërsa llojet e shërbimeve që do të kontraktohen, sasitë dhe kushtet e realizimit të verifikimit të matësve, përcaktohen në kontratën tip të miratuar nga ERE dhe të nënshkruar ndërmjet palëve.
Tarifat e verifikimit të matësve të energjisë elektrike derdhen në bankë në numrin e llogarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, drejtorive rajonale, degëve, zyrave të saj, ose të personit juridik të autorizuar prej saj”, - theksohet në udhëzimin e dy ministrave.
UdhëzimiKy udhëzim ka hyrë në fuqi ditën e djeshme dhe tashmë do të jet drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, institucioni që do të bëjë verifikimin në labërator dhe në terren të matësave të energjisë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19.1%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 2379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës
24 Korrik, 00:21
-
Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së
23 Korrik, 23:15
-
‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, u lexua nga Toni Gogu, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati
23 Korrik, 23:12
-
Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura
23 Korrik, 22:49
-
Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas
23 Korrik, 22:42
-
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil
23 Korrik, 22:34
-
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij
23 Korrik, 22:30
-
U 'ringjall' sërish në Kupën e Amerikës, James Rodriguez dëshiron të kthehet në Evropë! Dikur vlente 80 milionë euro, sot vetëm 5
23 Korrik, 22:30
-
94 emigrantë viktima në Cutro, prokurorët italian: Tragjedia mund të shmangej! Ekipi la të gjallë në det
23 Korrik, 22:29
-
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfertë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë
23 Korrik, 22:28
-
Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501
23 Korrik, 22:16