Mirëpo, edhe Dritan Bici rezulton se ka pasur probleme me drejtësinë. Ai rezulton i dënuar për një ngjarje të regjistruar në mars të vitit 2013, për kundërshtim të urdhrit të policisë.
Bici ka hyrë me automjet në fushën e futbollit gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit. Ai është proceduar nga policia për këtë ngjarje dhe është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me një muaj e 15 ditë burg, e konvertuar përfundimisht me 60 orë punë publike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com