Doda: Bashkisë së Tiranës do
t'i shkonte më shumë një gruaARKIVA-Lajme të tjera për zgjedhjet

Doda: Bashkisë së Tiranës do<br />t'i shkonte më shumë një gruaARKIVA-Lajme të tjera për zgjedhjet
Bashkinë e Tiranës do të ishte mirë që ta drejtonte një grua. Kështu ka thënë kryetarja e Aleancës së Grave Deputete Mesila Doda në një intervistë për mediat kosovare.

E ndodhur në Kosovë për të qenë pjesë e Kuvendit në bashkimin e grave deputete të rajonit, Doda ka folur për forcën që kanë gratë.

Duke qenë në prag të zgjedhjeve vendore Doda ka shprehur mendimin e saj duke thënë se do të ishte mirë që në të gjitha bashkitë të mund të kishim kryebashkiake femra, por në pamundësi të kësaj duhet shpresuar që të kemi një përfaqësi sa më të madhe të grave si garuese në këto zgjedhje.

Kryetare bashkie në Tiranë, Durrës, Elbasan, në të gjithë Shqipërinë do të parapëlqeja kudo në qytete të mëdha apo të vogla që të garonin zonjat dhe Tirana është kryeqendra dhe do të ishte shumë mirë që të kishim një zonjë, por përtej kësaj do të duhet të shikojmë që të paktën të garojnë gratë, aty ku të mundemi, që ti rrisim e ti fusim në politikë si garuese si pjesë e asaj ajkës politike le të themi do të duhet që ti mbështesim”, - ka thënë Doda.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron