Doda braktis PD, qëndron në 
Kuvend dhe voton për Doshin e Frrokun

Doda braktis PD, qëndron në <br />Kuvend dhe voton për Doshin e Frrokun
TIRANE - Mesila Doda është e vetmja deputete e Partisë Demokratike e cila ka qëndruar në sallën e Parlamentit duke votuar pro heqjes së imunitetit të dy deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi, dhe duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tyre. Menjëherë pas këtij momenti ajo argumentoi se i qëndron bindjes së saj për një politikë më të denjë, ndërsa më tej la sallën e parlamentit i cili vijoi me diskutimin e projektligjeve vetëm me praninë e mazhorancës.

Dodën e kemi parë shpesh kohët e fundit të mbrojë fort kauzat e veta duke dalë shpesh edhe kundër rrymës së deputetëve të tjerë demokratë.

Doda: Qëndrova në këtë seancë për të mbrojtur institucionin e drejtësisë
Menjëherë pasi u bë e vetmja nga opozita që votoi për heqjen e imunitetit të Doshit dhe Frrokut, deputetja demokrate Mesila Doda i kërkoi fjalën nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule për të sqaruar se përse mbajti këtë qëndrim ndryshe nga kolegët e saj demokratë. Ajo tha se e sheh votën e saj si një mundësi për të mbrojtur institucionin e drejtësisë, e një mundësi gjithashtu për një parlament më të mirë.


mersila doda

DodaNdërgjegjja ime nuk e pranon  të fshihem dhe të mos votoj, për t’i hapur rrugë hetimit dhe përgjegjësisë politike. Unë mendoj se ne jemi në një profesion qe e trajtojmë në dy mënyra aktrim politik ose përgjegjësi politike. Më shumë se një vit kërkojmë t’i hapim rrugën një procesi që përmirëson një mënyrë cilësore këtë parlament, do të vazhdojë të punojë për një parlament më të mirë dhe për një realitet më të mirë jo ky që është sot.

Grupi ka mendim që ndërgjegjia ime nuk e pranon dhe të fshihem, të mos votoj dhe për t’i hapur rrugë hetimit dhe përgjegjësisë politike. Shqiptarët kanë nevojë të shohin një politikë ndryshe.Është vështirësi njerëzore, nuk kam frikë nga asgjë, nuk më mban peng askush. Në momentin që na jepen rastet nuk kemi pse të tërhiqemi.

Nuk kam pasur asnjëherë këtë lloj problem, mbetem në respekt të bindjeve të mia për një politikë më të denjë

Mesila Doda: Grupi mendim që ndërgjegjja ime s’e pranon dot
Jam e bindur në drejtësinë në qëndrimin tim në seancë dhe votën për të mbështetur drejtësinë, ne duhet t’i hapim rrugë një procesi që të jetë ndryshe për këtë Kuvend. Do doja të votojë sot pro heqjes së imunitetit për vepra të tjera më të rënda penale, për ato që e ka akuzuar PD. Por nuk mund të jemi aq të papërgjegjshëm për të thënë se ku di unë se ç’bëj unë. Në momentin që kemi kërkesë nga ana e drejtësisë, vendim të qartë nga partnerët nuk mund të vazhdojmë dhe të kryejmë veprime që janë larg ndërgjegjes sonë. Grupi ka mendim që ndërgjegjja ime nuk e pranon dot”- tha ajo, pasi ka dale nga salla e Kuvendit, ne mbyllje te procesit te votimit per arrestimin e Frrokut e Doshit.

Pyetur nga media nëse me këtë veprim ajo ka dalë kundër vendimit të Grupit të PD-së, Doda iu përgjigj:

Ky ishte një vendim pro ndërgjegjes sime, jo kundër grupit, unë do të qëndroj në respekt të bindjeve të mia për një parlament më të mirë se shqiptarët duan të shohin një kuvend ndryshe. Unë  nuk kam frikë nga asgjë, nuk më mban dot peng askush, politikisht besoj se do të dua të jetë hapi i parë që duhet të ndjekë personat që kam 1 vit që jam shprehur në Kuvend, në momentin që mund të jepen rastet nuk kam pse të tërhiqem”- tha ajo.


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm