Doda e ashpër ndaj Kotzias:A kanë
shpirt çamët që vratë e latë pa varr?

Doda e ashpër ndaj Kotzias:A kanë<br />shpirt çamët që vratë e latë pa varr?<br>
Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar varrezat greke. Doda ka sulmuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili e cilësoi vendimin e qeverisë shqiptare si një hap në qetësimin e shpirtrave të rënë.

Në “facebook’, Doda pyet diplomatin grek nëse kishin shpirt edhe shqiptarët e Çamërisë që i vranë, i dogjën dhe i lanë pa varr. Më tej, ish-deputetja shton se ata nuk ishin ushtarë, por popullsi e pafajshme në punë të vetë.

“Kotzias ka deklaruar se vendimi i qeverise shqiptare per nje varreze tjeter te ushtareve greke ne Shqiperi eshte nje hap tjeter per “qetesimin e shpirtrave te reneve”. Nje pyetja kisha... po shqiptaret e Çamerise a kishin shpirt qe i vrate, i dogjet e i late pa varr? Nuk ishin ushtare... ishin popullsi e pafajshne ne pune te vet... Zoti Minister.... A kane shpirt Çamet... ata qe i keni vrare e i keni lene pa varr? A vlejne njesoj shpirtrat e ketyre qenjeve njerzore??”, shkruan Doda. 

dod afb
(Postimi i Mesila Dodës kundër ministrit grek, Kotzias)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike