Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputetja Mesila Doda kanë depozituar këtë të premte në Kuvend një projektligj që synon të heqë dekoratat për të gjithë persekutorët dhe ish-sigurimsat e komunizmit.
 
Përmes një statusi në Facebook, deputetja Doda thotë se rishikimi i medaljeve dhe titujve ndaj xhelatëve dhe kriminelëve siç i quan ajo, është zgjidhja rrënjësore e kësaj çështjeje
 
“Kush tha qe u dorezuam? Sot unë dhe z. Shpetim Idrizi, depozituam ne parlament nismen ligjore per rishikimin e te gjitha medaljeve dhe titujve qe jane dhene ne Shqiperi, nga autoritetet e parashikuara me ligj. Eshte nje zgjidhje teresore dhe rrenjesore e problemit te titujve dhe medaljeve te dhena, personave qe nuk i meritojne. Ky eshte hapi ligjor i rradhes per te hequr nderimet dhe medaljet ndaj xhelateve dhe krimineleve. Mos harroni, ende ne Shqiperi Enver Hoxha eshte Hero i Popullit,"-shkruan Doda.

dok2

dok1

dok3

dok4

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)