Doda: Hapni dosjet! Anëtarë të
Byrosë po nderohen sot si heronj!

TIRANE - “Studentët e Dhjetorit janë edhe një herë sërish bashkë për dekomunizimin e vendit, pasi anëtarë të Byrosë së regjimit, janë sërish sot pjesë e politikës dhe madje nderohen si heronj”. Kështu është shprehur deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, në një takim të mbajtur me kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit per lidhur me projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

Në fjalën e saj deputetja Doda theksoi se është e rëndësishme që të bëhet një radiografi e së kaluarës, pasi anëtarë të Byrosë komuniste, sot po nderohen si heronjtë e kombit. Kjo sipas saj ka sjellë një politikë arrogante që ne kemi sot.

Për këtë arsye sipas saj është e nevojshme që t’u jepet fund këtyre heronjve të rremë duke hapur dosjet e regjimit komunist për të larguar ata eksponentë që deri dje ishin pjesë e PPSH dhe sot janë sërish në politikë.

“Ne kërkojmë një ndryshim të ligjit për partitë politike. Është edhe nevoja që politika të bëjë një radiografi të së kaluarës, që kapi pikën e tij më të ulët gjatë regjimit, por edhe për të parë refleksin që ajo dha. Sot politika është e sëmurë nga një arrogancë e shëmtuar. Kemi njerëz që kanë qenë anëtarë të Byrosë dhe sot nderohen si heronj të kombit. Kjo duhet të marrë fund së bashku me heronjtë e rremë. Për sa kohë kanë kaluar ata kanë nxjerrë vetëm probleme në politikën shqiptare. Kjo është nisma e re, lëvizja e re që do ta implementojmë. Kërkoj që ta konsiderojnë këtë si një iniciativë jopolitike, por studentët e dhjetorit janë të gjithë bashkë për deokuminizimin e vendit.” theksoi në fjalën e saj Doda.

mesila doda

Marku: Hapja e dosjeve të jetë kusht për integrimin në BE
Ndërsa për dhjetoristin dhe ish-deputetin e PD Mark Marku në kohën kur ndeshi lëvizja studentore ishte e pamundur hapja e dosjeve dhe këtë ai e lidh me argumentin se ishin të tjerë njerëz ata që kontrolluan lëvizjen.

"Praktikisht lëvizjen tonë e kontrolluan ata për të cilët ne sot themi se do bëjmë lustracionin dhe do hapim dosjet. Ata që ishin të implukuar me regjimin nuk mund të bënin purifikimin dhe të denonconin krimet e komunizmit sepse ishin të përfshirë ose direkt ose indirekt. Mirë do ishte të hynin në kontakt me faktorin kombëtar në mënyrë që dekomunizimi, dekriminalizmi dhe hapja e dosjeve, të jetë një nga kushtet e pranimit të Shqipërisë ne Europë." tha Marku

mark marku

Idrizi: Antishqiptarët e komunizmit të dënohen për krimet e bëra
Ndërsa nga ana e tij, Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se takimi i mbajtur bëhet me qëllim reflektimin dhe kthimin e dinjitetit të shoqërisë shqiptare. Kjo pasi sipas Idrizit, është e papranueshme që pas 24 vitesh, simbole komuniste dhe portretet e diktatorit Hoxha të shfaqen në publik, me arsyetimin e një vendi demokrat.

Duke folur më tej, Idrizi tha se duhet të hapen dosjet, për të bërë të mundur ndarjen përfundimtare nga e kaluara. Sipas tij, personat më antishqiptarë importuan sistemin komunist nga sllavët duke shitur Kosovën dhe Çamërinë dhe për këtë duhet të dënohen për krimet e bëra gjatë regjimit.

“Djemtë dhe vajzat e dhjetorit bënë ndarjen përfundimtare nga e kaluara e errët shekullore dhe e çonte aty ku rilindësit e mëdhenj thonin se dielli lind andej nga perëndon. Më bën përshtypje pas 24 vjetësh kthjelltësia dhe qartësia e atyre të rinjve, ku u fol hapur për pavarësinë e Kosovës dhe Çamërisë. Ky nuk është një takim ku ne do të mbajmë qëndrimet tona, por të një reflektimi të madh. Në këtë vit ky takim merr një rëndësi të madhe. Aspiratat tona nuk janë realizuar ashtu siç duhet. Duhet t’i kthejmë dinjitetin shoqërisë shqiptare. Ajo që luftuam 24 vjet më parë u shfaq në këtë vit. Kjo është arsyea pse jemi të gjithë bashkë këtu sot, për të kuptuar se shoqërua shqiptare nuk është ndarë përfundimisht nga e kaluara. Për një ligj të munguar që është abuzuar këto 24 vjet për të bërë ndarjen përfundimtare nga e kaluara. Nuk bëhemi dot pjesë e Evropës nëse nuk ndahemi qartësisht nga ai sistem. Është e pafalshme që pas 24 vjetësh portretet e diktatorit sot na servilen si pjesë e një vendi demokratik. Nuk është kështu. Parlamenti shqiptar duhet të kishte dënuar krimet e regjimit. E vetmja bindje që unë shoh sot është se partia komuniste u krijua nga serbët dhe jugosllavët. U importua një sistem që nuk kishte lidhje fare me popullin shqiptar. kjo është e vetmja përqasje që unë do të thoja se u importua një ideologji e re, nga personat më antishqiptarë, e cila shkonte deri aty sa shitja e Kosovës dhe pse jo po e them hapur edhe e Çamërisë.” u shpreh Shpëtim Idrizi.

idrizi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit