TIRANE - Deputetja demokrate Mesila Doda, i është përgjigjur dje akuzave të bëra ndaj saj nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili e quajti marionetë të Edi Ramës. Deputetja Doda është shprehur se ligji për hapjen e dosjeve është një nismë që i shërben të djathtës dhe Partisë Demokratike më shumë se kujtdo.

Ajo thekson se e djathta është pikërisht ajo klasë politike që ka ardhur nga një përmbysje e madhe e diktaturës komuniste.