Doda: Këshilli i Mandateve mbron
xhelatët, s'shqyrtohen "dekoratat"

Ka dështuar mbledhja e Këshillit të Mandateve, i cili këtë pasdite do të diskutonte nismën ligjore të deputetëve Mesila Doda e Shpëtim Idrizi për një shtesë në ligjin “Për dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet në Republikën e Shqipërisë”. Mbledhja nuk u arrit të mbahej sepse mungonin përfaqësuesit e opozitës.
 
Deputetja Mesila Doda ka kërkuar që në komision së bashku me nismën në fjalë të ishte edhe nisma e kryeministrit Rama dhe deputeti Taulant Balla, e cila ka të njëjtin subjekt. “Komisioni nuk pati guxim që të anulonte edhe nismën Rama-Balla, pasi e ka të vështirë të shkëputet nga e kaluara, dhe mbron ende xhelatët e komunizmit”, ka deklaruar deputetja Mesila Doda.
 
“Kjo nismë ligjore do bënte të mundur që këto dukuri të iknin njëherë e mirë, dhe të shiheshin se cilat ishin medaljet e dhëna padrejtësisht. Është shkelje procedurale fakti që këtu ka ardhur vetëm nisma ligjore nga Doda dhe ldrizi, dhe nuk është depozituar bashkë me të edhe nisma e sjellë nga Rama e Balla. Duhet të ishin trajtuar të dyja bashkë, pasi flasin për të njëjtën gjë. Ata që s’kanë patur guxim të anulojnë nismën e kryeministrit, kanë patur guxim të sjellin nismës e Idrizit dhe një deputeti tjetër.
 
Ky këshill kishte 5 vite pa u mbledhur. Kaq shumë iu dhëmbin këtyre njerëzve teneqet që u kanë dhënë xhelatëve, saqë vazhdojnë ta mbrojnë atë sistem dhe të bëhen avokatët e atyre personave që janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krim. Ne do vazhdojmë të marrim nisma, që ky vend të shkëputet nga e kaluara”, tha deputetja Doda.
 
Nisma, e shqyrtuar më herët nga komisioni i Sigurisë Kombëtare, iu përcoll për marrje mendimi ketij Këshilli, pasi kërkohet qartësimi i disa çështjeve kushtetuese dhe ligjore, të parashikuara në të.
 
Amendimet në ligjin bazë të propozuara nga deputetët Doda-ldrizi mes të tjerash përcaktojnë heqjen e dekoratave apo medaljeve personave që kanë qenë pjesë ose kanë punuar në institucione, si ish-Sigurimi i Shtetit; bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit; ne strukturat Drejtuese të Partisë Punës së Shqipërisë, etj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror