Doda: Komunistët e rinj sharlatanë
duhet të heshtin për 8 Dhjetorin '90

Doda: Komunistët e rinj sharlatanë<br />duhet të heshtin për 8 Dhjetorin '90
TIRANE -  Në muajin e festave të fundvitit, deputetja demokrate Mesila Doda ka zgjedhur t’i përcjellë një mesazh të gjithë atyre, e veçanërisht politikanëve, që hodhën baltë sipas saj, mbi studentët e lëvizjes së 8 Dhjetorit të 1990-ës. Ajo i quan tentativa për të shtrembëruar simbolin e asaj lëvizjeje që erdhi si fuqi e një populli të shtypur nga diktatura, dhe jo nga “disa komunistë” të rinj siç e kanë vlerësuar disa personalitete.

“Kur para disa vitesh degjova ish-ministrine e arsimit te kohes Gjinushin ne nje emision te thoshte se demokracine e sollen ata "komunistet e rinj", mendova se ishte fantazi e momentit. Nga viti ne vit i degjoj me te sigurte "komunistet e rinj", ne marrine e tyre. Dikush pergjerohet mos ta zeme me ne goje dhjetorin se e fyejme, dikush tjeter hedh shuka me balte ndaj asaj levizje te jashtzakonshme antikomuniste, dikush tjeter kerkon ta shtremberoje aq sa ti heqe cdo mision progresi dhe shnderrimi ne historine moderne te politikes shqiptare”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i plotë i Mesila Dodës në Facebook

Reflektim ne nje muaj feste...

Ka nje qasje interesante ndaj 8 dhjetorit te ketij viti dhe ndaj dhjetoristeve vecanerisht. Si kurre me pare kane ardhur ne qender te vemendjes, here me shpoti, here duke u mallkuar, here duke u privatizuar e ne disa raste duke kerkuar tu vjedhin historine. 

Kur para disa vitesh degjova ish-ministrine e arsimit te kohes Gjinushin ne nje emision te thoshte se demokracine e sollen ata "komunistet e rinj", mendova se ishte fantazi e momentit. Nga viti ne vit i degjoj me te sigurte "komunistet e rinj", ne marrine e tyre. Dikush pergjerohet mos ta zeme me ne goje dhjetorin se e fyejme, dikush tjeter hedh shuka me balte ndaj asaj levizje te jashtzakonshme antikomuniste, dikush tjeter kerkon ta shtremberoje aq sa ti heqe cdo mision progresi dhe shnderrimi ne historine moderne te politikes shqiptare.

Une besoj fort se levizja e dhjetorit ishte fuqia e materializuar nje populli te shtypur nga diktatura. Studentet ishin pjesa me e paperlyer, me kurajoze dhe idealiste e asaj levizje, ndaj sot sharlatanet me se paku duhet te heshtin kur flasin per dhjetorin dhe protagonistet e saj. Fakti qe ende sot kemi deshiren dhe vullnetin te ritakohemi, te reflektojme dhe te mendojme per te dhene me te miren ne historine e vendit dhe skenen politike shqiptare eshte vec vlere e shtuar per dhjetorin dhe dhjetoristet. Ajo qe me vjen nder mend per kete brez te rinjsh qe morren pjese ne shnderrimin e sistemit politik eshte vec nje emer, atdhetar te mire.

Me se fundi, fakti qe po kerkohet te shqyhet nga te gjitha anet nuk i bjerr aspak vlerat e dhjetorit. Ne kete kohe shkretie vlerash e mungese pikash referimi ne jeten sociale e politike te vendit, me sa duket i vetmi oaz vlerash ka mbetur perseri levizja e dhjetorit. Me keqardhje per ata qe ishin e qe nuk deshen ndryshimin, me keqardhje per ata qe s'ishin ne dhjetor se kushtet qe zgjodhen per te mos qene apo perkatesia e tyre i detyronte te ishin ne anen tjeter te barrikades, me duhet te nenvizoj se vlerat nuk jane as treg shumice e as mall korruptive. Historia personale nuk blihet, ajo e nje kombi asfare....

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj