Doda: Ligji për dosjet në Kuvend prej
Kohësh, me rëndësi dhe lustracoioni

Doda: Ligji për dosjet në Kuvend prej<br />Kohësh, me rëndësi dhe lustracoioni
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar pasi Ministri i Mirëqenies, Erjon Veliaj, paraqiti publikisht një projektligj të ri për hapjen dosjeve. Deputetja Doda tha se tre deputetë të Kuvendit tashmë e kanë paraqitur një projektligj për hapjen e dosjeve, dhe sipas saj hapja e një procesi paralel për një draft të tillë është i papranueshëm. Doda tha se ky proces paralel cenon rolin e ndarjes dhe funksionimit të pushteteve.
 
“Ministri Veliaj, pasi foli për parimet e përpunimit te dosjeve te sigurimit te shtetit vazhdoi lojën politike dhe i dha mediave draftin e ligjit qe ende nuk e ka miratuar Këshilli i Ministrave. Kjo mënyrë diletante dhe false e te berit politike përmban disa probleme thelbësore dhe procedurale.
 
Ne baze te Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë, roli primar ne propozimin dhe miratimin e ligjeve i takon parlamentit dhe ekzekutivi nuk mundet kurrsesi ta dubloje ne këtë rol kushtetues te tij. Qysh prej 1 dhjetorit ka një draft te depozituar nga tre deputete qe pret te hyje ne kalendarin e punimeve, ndaj procesi i konsultimit dhe punimit paralel me një draft tjetër nga qeveria për te njëjtën çështje, është jo vetëm i papranueshëm procedurialisht por cenon rolin e ndarjes dhe funksionimit te pushteteve ne një sistem demokratik”, tha deputetja Doda.
 
Ndërkaq, deputetja demokrate thotë se ministri Veliaj përmend si çështje kryesore hapjen e dosjeve, dhe jo lustracionin. Doda tha se është e pranueshme, ndërkaq, që ë punohet mbi draftin e dorëzuar pre dy javësh në Kuvend për hapjen e dosjeve dhe lustracionin.
 
:Nga ana tjetër ministri Veliaj vazhdon te thotë qe çështja kryesore është hapja e dosjeve, (edhe kjo pa emra) dhe jo lustracioni. Drafti i depozituar nga deputetet përmban te dyja çështjet, hapjen e dosjeve dhe lustracionin, dhe është një punim i bere me specialiste gjermane qe kane punuar me shume se dy vjet për këtë çështje. Ligji është bere ne përputhje me argumentimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, dhe askush nuk mund te hedhe hije dyshimi apo akuzash se ky ligj i paraqitur ka përfshirë apo jo argumentimin ligjor për këtë çështje.
 
E vetmja gjë qe është e pranueshme, madje e detyrueshme ne këtë moment është te punohet mbi draftin qe ka me shume se dy jave qe fle ne protokollin e parlamentit dhe te veprohet me shpejtësi për atë qe qytetaret shqiptare presin. Ekzekutivi duhet te vazhdoje te kryeje punët për te cilat është votuar dhe qe qytetaret shqiptare presin te zhgënjyer, dhe te mos kërkojë dhe njëherë qe me autoritarizëm dhe arrogance te dubloje rolin kushtetues te ligjvënësit”, tha Doda.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)