Doda: Ne sjellim në Europë vlerën
e vllazërisë mes besimeve fetare 

Doda: Ne sjellim në Europë vlerën<br />e vllazërisë mes besimeve fetare 
Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë pjesë në Forumin e Crans Montana në Vjenë. Në këtë forum,  Doda ka referuar temën “Diplomacia Parlamentare dhe Ndërligjoze”. Nga ky samit deputetja e PDIU-së, u shpreh se Shqipëria është në zemër të Europës, por nuk mund të jetë lojë e zyrave dhe zyrtarëve të Brukselit.

“Unë jam pjesë e një brezi që ndryshuan Shqipërinë duke kërkuar një Shqipëri si e gjithë Europa. Ëndërra jonë ishte Europa e popujve, e paqes dhe lirisë.
Unë besoj në standartet dhe qasjen e politikave avancuese, por nuk besoj në vendimarrjen e personave të emëruar apo burokratëve që po bëjnë të perëndojë një ëndërr paqeje e bashkëpunimi. Unë besoj në Europën e popujve, por ajo nuk mund të reduktohet në ngjyrën e domateve apo lejimin e yndyrës së qumështit, sepse është një ëndërr e përbashkët paqeje sigurie e progresi. Shqipëria është në zemër të Europës, por nuk mund të jetë lojë e zyrave dhe zyrtarëve të Brukselit”,
u shpreh Mesila Doda në Forumin e Crans Montana në Vjenë.

Në këtë forum Doda ka folur edhe për një nga vlerat më të rëndësishme të Shqipërisë, siç është bashkëjetesa fetare.

“Ne vijmë në Europën e popujve duke sjellë një vlerë të re e të padëgjuar në kohën tonë që është ajo e vëllazërisë mes besimeve dhe respektit për besimin e tjetrit njësoj si për veten. Nëse ka një vlerë që një vend i vogël si Shqiperia dhe shqiptarët kudo që jetojnë mund t’ua tregojnë botës si një zgjidhje, ajo është harmonia fetare, akoma më shumë siç e quajti Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri, “vëllazërinë mes religjioneve, jo thjesht bashkëjetesën midis tyre”. Në atdheun tim ka tre besime të mëdha mysliman, katolik e ortodoks. Të tre respektojnë dhe janë bashkë në ceremonitë zyrtare a në festat e komuniteteve të tjera. Të jetuarit nën një kulm të dy vëllezërve, njëra familje besimit katolik dhe tjetra e besimit mysliman, ku bashkëjetesa fetare ka qenë për çdo lakmi, sepse gjatë muajit të Ramazanit, në të cilin dhe ndodhemi, femrat e shtëpisë së besimit katolik, kanë qëndruar pa gjumë gjatë natës për t’ua përgatitur syfyrin, anëtarëve të familjes së besimit mysliman, për t’ua lehtësuar ritet fetare. Në sofrat e iftarit edhe unë vetë jam dëshmitare e bashkëjetesës në të njëjtën tryezë, mes besimeve”, tha deputetja e PDIU-së.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)​
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'