Doda: Pa u bashkuar Shqipëria e
Madhe, s'do të ketë qetësi Ballkani

Doda: Pa u bashkuar Shqipëria e<br />Madhe, s'do të ketë qetësi Ballkani
Gjatë Këshillit Kombëtar, PDIU ka prezantuar edhe afrimin më të ri, deputeten Mesila Doda, e cila kaloi nga Partia Demokratike te çamët. Doda gjatë fjalës së saj shpjegoi arsyet e bashkimit me PDIU, pse u largua nga PD dhe nismat e së ardhmes me partinë e re.
 
“Prania ime në këtë sallë nuk është surprizë dhe e panatyrshme. Në vitin ’90 ishte vullneti për të ndryshuar realitetin e diktaturës dhe dhunës, dëshira për një atdhe më të mirë, por Shqipëria sot është e varfër dhe e gjymtuar.
 
Edhe sot atdheu është mbyllur nga klasa politike servile dhe e trishtuar, kjo është arsyeja e bashkimit të sotëm me PDIU. Rrugën që kam nisur me PDIU do ta gjykojë koha.
 
Me PDIU kemi ndërmarrë një sërë nismash për dekomunistizimin. Nisma më e fundit është për heqjen e dekoratave të komunizmit. Kryeministri nuk e ngriti komisionin për hapjen e dosjeve, futi në kalendat greke ligjin për dekoratat.
 
Demokratët nuk u paraqitën në këshillin e legjislacionit për heqjen e medaljeve të komunizmit duke harruar arsyen e krijimit dhe ekzistencës në politikë.
 
Tre nismat ligjore që kemi paraqitur janë vetëm fillimi i punës, në vijim do të ketë nisma që ndalojnë rritjen e diktatorëve pak nga pak për ditë’ theksoi Doda.
 
Deputetja e re e PDIU më pas u ndal te shqiptarët e Çamërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, por edhe te Kosova duke u shprehur se qëllimi i PDIU është bashkimi i trojeve shqiptare. “Nëse të gjithë shqiptarët nuk janë bashkë nuk mund të ecin përpara.
 
Pa u formuar shteti komb shqiptar Ballkani nuk do të gjejë qetësi. Do të jemi bashkë për bashkimin e territoreve shqiptare”përfundoi Doda. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)