Doda-Spaho:PDIU jashtë Kuvendit
nga marrëveshja e natës PS-PD

Doda-Spaho:PDIU jashtë Kuvendit<br />nga marrëveshja e natës PS-PD
Replikat mes N/kryetarit të PD, Edmond Spaho dhe Sekretares së PDIU, Mesila Doda, në lidhje me propozimin e Spahos që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore duhet të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje, vijojnë ende.

Në një status në facebook, të cilin Doda e cilëson si një replikë të fundit më N/kryetarin e PD, Spaho, i thekson atij faktin se kryetari i PDIU nuk është në parlament si rezultat i pazareve mes PD-PS.

Gjithashtu Doda, marrjen si shembull të demokracisë greke nga Spaho e konsideron si servilosje, pasi sipas Dodës Greqia ka probleme të mëdha me respektimin e të drejtave të njeriut.
 
Statusi i Mesila Dodës:
 
"Nje shenim i fundit…
 
Per z. Spaho qe me miresjellje po na kujton marreveshjen e nates PD-PS
Nese jeni i shqetesuar se pse nuk eshte ne Parlament kryetari i PDIU, duhet ta dini qe ky eshte rezultat i pazarit te nates PS-PD.
 
U dhane 6 ministra teknik dhe po aq drejtore ekonomik qe fushata po edhe numerimi dhe tjetersimi i votes te perqendrohej kunder partive te tjera, sepse le ta themi haptas… ky ishte pakti i dy te medhenjve kunder gjithe te tjereve.
 
Per here te pare u bene bashke Pd e PS qe te mos hapeshin kutite e Tiranes e te mos dilte ne shesh zullumi i gjithperfshirjes ne vjedhjen e votes ne numerim, duke shenuar edhe rastin e pare kur nje opozite nuk deshiron transparence.
 
Keto qe po them jane fare pak ne krahasim me ate te vertete qe mbulon vjedhjen e mandatit te PDIU ne Tirane, dhe kalimin e ketij mandati ne favor te PS.
 
Gjithsesi, per shqetesimin tuaj qe kryetari nuk eshte ne Parlament, me duhet t’ju kujtoj qe edhe PD ende eshte ne kohen kur kryetari i saj eshte jashte parlamentit, ndaj nuk eshte as hera e pare e as e fundit qe nje kryetar partie nuk eshte ne Parlament.
 
Nese jeni shqetesuar pse nuk eshte sek e pergjithshme e PDIU ne Parlament, ju falenderoj qe e ndjeni mungesen time, por nuk eshte fundi i botes.
 
Nuk arriti as PD qe eshte parti e madhe te fuste ne Parlament sekretarin e saj te pergjithshem.
 
Tek e fundit edhe ju e dini qe politikani qe nuk eshte rritur me zor e qe ka talent, din te beje politike e te imponohet edhe kur nuk eshte ne Parlament.
 
Per sistemin po, duhet te shqetesohesh sepse jane 40.000 vota shqiptaresh qe mbeten pa perfaqesim.
 
Kjo duhet te jete piknisja per ndryshimin e sistemit. Vote e barabarte dhe me te njejten peshe…
 
E kam edhe nje shqetesim te fundit. Mos e konsideroni me shtetin fqinje si yllin polar te demokracise e mos ju servilosni.
 
Ka probleme te medha me respektimin e te drejtave te njeriut dhe jane bashkombasit tuaj ata qe jane vrare dhunuar e vjedhur ne prone e identitet.
 
E më se fundi me duhet te them qe nuk ka ardhur asgje e mire nga ky nenshtrim per shekuj me rradhe",
shkruan Doda në facebook.
 
Doda: PD që solli lirinë propozon ta kufizojë

Pak ditë më parë n/kryetari i PD, Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore duhet të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje.

Në lidhje me këtë propozim, Doda u shpreh se ishte Partia Demokratike ajo që solli lirinë dhe tani po tenton ta kufizojë atë.
 
“Te votosh eshte detyre qytetare, por votimi me detyrim eshte vetem akti i fundit i shtrengimit te vullnetit te qytetareve. Ajo qe te trondit me fort eshte qe inisiativa te tille qe kufizojne lirine e individit propozohen jo nga pushteti, por nga opozita qe ende eshte ne qeveri...
 
Partia qe solli lirine ne Shqiperi, po mendohet gjate se si duhet te kufizoje lirine, me shpresen e kthimit me strategji te bleteve te arratisura nga kosherja...
 
Asgje qe te kete lidhje me lirine, shpresen, drejtesine, frymezimin, progresin nuk paska shans te vije nga meskiniteti e marrveshjet e erresires. Kohe te veshtira e me shume se kaq, shoh te vijne ne vend. Bashke po e rrisin zullumin....
 
E veshtire te pranohet ne nje vend me histori gjysem shekulli diktature, qe me force njeriun edhe mund ta shtrengosh, por kurre nuk do ta besh te kuptoje e te pranoje dhunen tende”,
u shpreh në një status sekretaria e PDIU.

Spaho, Greqia djepi i demokracisë dhe kanë votim me detyrim 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i N/kryetarit të PD, Spaho i cili i kujton Dodës demokracinë e Greqisë.
 
“Po ne Greqi qe eshte djepi i demokracise dhe kane votim me detyrim nuk cenohen lirite e individit? Gjepura! Zullum eshte te blesh vota sic ben PDIU dhe qe i intereson cdo sistem qe lejon shitblerjen e votes. Keshtu i moren te gjithe mandatet ne 2017 dhe pastaj flasin per te drejta dhe liri te njeriut”, shkruan Spaho në facebook.

Kushtetua e Shqipërisë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa debati ka nisur në Europë pas referendumit për BREXIT.

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë