Doda: Spiunët të shqetësuar për
hapjen e dosjeve, jemi të vendosu

Doda: Spiunët të shqetësuar për<br />hapjen e dosjeve, jemi të vendosu
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda shprehet e vendosur për të vijuar me nismën për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, pas dorëzimit në Kuvend të ligjit për hapjen e dosjeve dhe të Lustracionit. Deputetja demokrate thotë se tashmë kanë filluar të shqetësohen spiunët, ndërsa shton se ky proces tashmë nuk mund të ndalet, pasi shoqëria shqiptare duhet të njihet me të vërtetën. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, deputetja Doda thotë se dosjet duhet të hapen dhe të inkriminuarit duhet të dalin jashtë vendimmarrjes shtetërore e institucionale.
 
“Janë shqetësuar fuksat old and new age??? Shume mire bëjnë.... Nuk do këtë kryetar partie a shef mediash t’i ndihmoje ne hallin qe i ka zënë....kot rreken te frustrojnë ndokënd. Kjo është fushate e dekomunistizimit te vendit, e betejës me gënjeshtrën dhe krimin e ri e te vjetër ne vend...është Nisma e Re për çlirimin e shoqërisë shqiptare nga te vërtetat e patreguara dhe te vetmit aleate qe kërkojmë janë qytetaret shqiptare qe mendojnë se krimi i vjetër e i ri po na mban peng dhe qe kundërshtojnë sistemin e hipokrizisë qe po na mbyt prej çerek shekulli.

Jam e bindur se e vërteta na bën mire te gjithëve, edhe për këtë dosjet duhet te hapen, dhe te inkriminuarit duhet te dalin jashtë vendimmarrjes shtetërore e institucionale...”, shkruan deputetja Mesila Doda.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës