Doda thyen bojkotin e PD, në
Kuvend për hapjen e dosjeve

Doda thyen bojkotin e PD, në<br />Kuvend për hapjen e dosjeve
TIRANE  - Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, thyen vendimin politik të opozitës dhe vendos të jetë në Parlament për të mbrojtur nismën e hapjes së dosjeve të regjimit komunist.
 
Ndërsa dorëzoi në Kuvend draftin për Ligjin e Lustracionit, deputetja Doda i bëri apel kolegëve të saj të djathtë që të vijnë në Parlament dhe ta votojnë këtë nismë. Apeli i deputetes Doda erdhi pasi u pyet nga gazetarët se di do ta mbrojë këtë nismë në kushtet kur opozita është në bojkot parlamentar prej muajit Korrik.
 
Mesila Doda nën shoqërinë e kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, pjesë e koaliconit opozitar, dorëzuan në kryesinë e Kuvendit projektligjin e Lustracionit në mbështetje të nismës së Shoqërisë Civile.
 
“Do jem në Parlament për ta mbrojtur patjetër. I kërkoj që gjithë kolegët e mi, të partisë sime të jenë të pranishëm për ta mbështetur këtë nsimë ligjore. Nuk do ketë kthim pas dhe nuk mund të tërhiqemi për asnjë arsye, unë do ta mbroj patjetër ligjin. Ja kam kërkuar kryeministrit në të gjtiha deklaratat që kam bërë“, tha deputetja demokrate.
 
Doda tha se pas këtij hapi, procesi nuk do të ketë më kthim pas, ndërsa theksoi se ky është një premtim ndaj elektoratit i cili duhet mbajtur.

Ky projektligj i është dorëzuar edhe më parë Kuvendit të Shqipërisë, por ishte Gjykata e Kushtetuese e cila tre vjet më parë hodhi poshtë këtë nismë.

Paloka: Çështja e dosjeve e hapur nga marioneta
Pas kësaj, ka reaguar dhe nënkryetari i ri i PD, Edi Paloka. Duke mos specifikuar nëse do të jenë të gatshëm të serviren me ftesën e kolegës Doda për t’ju rikthyer jetës parlamentare, Paloka thotë se PD mbështet transparencën ligjore dhe institucionale për krimet e komunizmit dhe përgjegjësitë për këto krime, në bazë të rezolutave të Këshillit të Europës dhe praktikave më të mira Europiane.
 
Paloka thotë se dyshja Rama-Meta katër vjet më parë kundërshtoi me forcë ligjin për Lustracionin të propozuar dhe të miratuar nga Partia Demokratike.
 
Për Palokën dyshja Rama-Meta ka risjellë sot në pushtet dhe në pozicione drejtuese kuadro të larta të ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo është arsyeja se pse as transparenca ligjore dhe institucionale, dhe as hapja e dosjeve nuk mund të bëhen nga kjo dyshe.

 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë