TIRANË – Diskutimi i Programit të Qeverisë “Rama” në Kuvend ditën e nesërme po përballet me rezistencën e Partisë Demokratike.
Pas deklaratave refuzuese të krerëve të PD-së dhe Grupit Parlamentar të saj , Bashës e Palokës, që kërkojnë shtyrjen e diskutimit për më vonë, vjen edhe një tjetër nga grupi parlamentar i kësaj partie, nga deputetja Mesila Doda.
Doda e konsideron “arrogancë shtetërore”, kërksën e të majtëve për votëbesimin e Qeverisë dhe Programit që në ditët e para.
“Sot hasëm shprehjen e parë të arrogancës së maxhorancës socialiste, që po kërkon votëbesimin e qeverisë dhe programit të saj pa lënë asnjë ditë kohë për opozitën që të marrë në dorëzim programin qeverisës,” - shkruan Doda në Fb, - “kohë që ta analizojë dhe t’i nënshtrohet një debati dhe diskutimi të thellë. Druaj se do kemi shumë e shumë momente të tjera,”- përfundon ajo.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com