Dodik ‘nuk kursehet’: Republika Srpska drejt pavarësisë! S’kemi nevojë për SHBA dhe BE, ka fuqi të tjera në botë për bashkëpunim

Dodik ‘nuk kursehet’: Republika Srpska drejt pavarësisë! S’kemi nevojë për SHBA dhe BE, ka fuqi të tjera në botë për bashkëpunim

Milorad Dodik

I ashpër ka qenë një reagim i anëtarit të presidencës të Republikës Srpska, Milorad Dodik sa i përket marrëdhënieve diplomatike me BE dhe SHBA duke përmendur faktin se Bosnja po shkon drejt pavarësisë, pa ndihmën e tyre.

 “Bota nuk është vetëm Brukseli dhe SHBA”, kështu u shpreh lideri i Bosnjë-Hercegovinës, duke theksuar se në botë ka fuqi të tjera me të cilat duhet bashkëpunuar. “Nuk do të duam që papagajtë të përsërisin atë që thotë Brukseli dhe nuk do të ndjekim sanksionet e tyre ndaj Rusisë”, tha Dodik.

Ai tha gjithashtu se "ka marrë pjesë në mbrojtjen e Republika Srpska", duke shtuar se sot RS është stabile dhe në "kushte të pamundura për mbijetesën e çdo entiteti, përfshirë RS". “Forcat ndërkombëtare kërkojnë që ne të heqim dorë nga identiteti, përfshirë edhe Koçiçin”, ka përfunduar anëtari serb i Presidencës së BeH.

Kujtojmë se Miloard Dodik, u doli kundër vullnetit të SHBA-ve dhe BE sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë lidhur me sulmin në Ukrainë. Dodik gjithashtu është shpallur Non Grata nga SHBA dhe kjo deklaratë nuk është risi, pasi shpesh herë përgjiet ndaj tyre kanë qenë të ashpra. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja