Dogana e Kosovës, zbulohet
tentativa e mashtrimit rreth 1 mln €

PRISHTINE - Oficerët doganor gjatë kontrollit tek një subjekt i autorizuar për shitje me shumicë të naftës kanë zbuluar keqpërdorim të autorizimit për depo doganore. Kompania ka lëshuar në qarkullim të lirë stoqet e derivateve, duke mos i deklaruar shkarkimet për të përmbushur obligimet e taksave në shumë prej rreth 1 milionë euro.

Kjo kompani ka poseduar autorizim për depo doganore po me procedurën e re të depove doganore ka pasur obligim ligjor që të bëj shkarkimet e të gjitha stoqeve nga procedura paraprake.

"Gjatë kontrollit tek subjekti zyrtarët doganor kanë konstatuar se subjekti ka lëshuar në qarkullim të lirë totalin e stoqeve të derivateve në sasi prej 1,790,843 LTR duke mos i deklaruar shkarkimet për të përmbushur obligimet e taksave në shumë prej 944,212.32 €. Ndaj kompanisë është iniciuar procedura kundërvajtëse për shmangje të taksave si dhe menjëherë i është tërhequr autorizimi për procedura me ndikim ekonomik, gjithashtu gjatë ditëve në vijim pritet të procedohet edhe procedura për ngritjen e kallëzimit penal në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës rregullisht ushtron kontrolle tek subjektet e autorizuara, gjithashtu kontrollet do të vazhdojnë për të siguruar që kompanitë të cilat gëzojë lehtësira procedurale nuk janë duke i keqpërdorur ato./Kosovapress/

Redaksia Online
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura